Geona mbetet nën kthetrat e COVID-19 pasi 14 pjesëtarët e klubit rezultuan pozitiv edhe në testin e dytë që iu nënshtruan këtë të mërkurë. Ky fakt shtoi edhe më shumë tensionin në klubin e Napolit, kundërshtarit të tyre fundjavën e shkuar. Blutë u futën menjëherë në izolim në pritje të përgjigjeve të testit. Pavarësisht se përballë kishin 6 lojtarë pozitiv, asnjë nga futbollistët e Napolit nuk është infektuar.

Napoli
Napoli

Me anë të një postimi në faqen zyrtare klubi i Napolit ka njoftuar se asnjë futbollit nuk ka rezultuar pozitiv. Tamponët e radhës do të kryen të enjten në qendrën stërvitore të klubit, lexohet ndër të tjera në postimin e Napolit. Mund të marrë frymë lirisht edhe kapiteni i Kombëtares, Elesid Hysaj i cili ndaj Genoa ishte titullar në fushë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: