Argjentiasit e Union Santa Fe u përballën këtë mesjavë në Ekuador me Indipendiente del Vaje, në kuadër të Copa Suadamericana, ndërsa ndeshjen e parë të zhvilluar në Santa Fe e kishin fituar me rezultatin e pastër 2-0.

Por sfida e kthimit parashikohej e vështirë, ndërsa klubi mik duhej të përballej dhe me një kundërshtar tjetër veçse ekipit rival, lartësinë e madhe. Sfida luhej në Kito, kryeqyteti i Ekuadorit, që ndodhet në 2850 metra lartësi, çka sjell shumë probleme për futbollistët.

Ndaj drejtuesit e Unionit e panë të udhës të bënin të njëjtën zgjidhje sikundër edhe përfaqësuesja argjentinase, që kur u ndesh me Bolivinë në La Paz, në 3600 metra lartësi, u dha lojtarëve të merrnin nga një kokërr Viagra.

Edhe Santa Fe shpresoi të gjente shpëtim te magjia e kokrrës blu, por Indipendiente e fitoi takimin e dytë me penallti (4-2), pasi koha e rregullt në “Estadio Olimpico Atahualpa” përfundoi me fitoren 2-0 të ekipit vendës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb