Zbardhen të tjera detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, të zhvilluar këtë pasdite. Gazetari Osman Stafa siguron për “BalkanWeb” fjalën e deputetit Luan Baçi, i cili pak ditë më parë u hoq nga detyra e kryetarit të PD në Fier.

Në fjalën e tij, Baçi tha se në mbledhjen e kaluar të grupit iu është dhënë një letër e bardhë për të firmosur për propozimet si grup parlamentar, por sipas tij, pasi ata u njohën me draftin paraprak, nuk ndodhi më asgjë. Baçi theksoi se drafti u depozitua në Kuvend dhe deputetët nuk dinë asgjë, nëse janë marrë parasysh propozimet dhe mendimet e deputetëve.

“Ne mbledhjen e kaluar, na u dha nje leter e bardhe, per te firmosur, per propozimet tona si grup parlamentar, per tre çeshtje te rendesishme, qe duhet bashkpunimi me mazhorancen, per ti miratuar! Kerkuam te njiheshim me draftin paraprak, te hartuar nga ekspertet tane te pa krahasueshem dhe na i derguat. Por pas kesaj asgje me teper, u depozituan ne kuvend draft propozimet dhe nuk dime gje, se a u mor parasysh ndonje gje nga propozimet dhe mendimet qe u dhane me pas?

Mire do ishte qe ne te kishim draftin perfundimtar te depozituar, ate qe u dorzua pas plotesimeve dhe normale do te ishte qe te diskutohej perseri mbi te pas propozimit perfundimtar! Ne drafte i kushtohej shume pak rendesi, reformes teritoriale, qe eshte shume e rendesishme per ne, dhe shume e kontestueshme kjo qe kemi, pasi te gjithe e kemi pranuar se eshte bere vetem per te sherbyer interesa politike te PS dhe vetem nga ata! Po keshtu reforma zgjedhore, e bere perseri vetem nga Edi Rama, per interesa te tij dhe Partise se tij! Ne draft kishte shume pak trajtim per keto dy çeshtje shume te rendesishme, qe jane jetike per opoziten!

Ndersa i kushtohet rendesi e veçante vetingut te politikaneve, qe apsolutisht eshte shume e rendesishme, por duket se kjo behet si per te trembur, nuk e di se ke nga politikanet! E di qe trajtimi i kesaj çeshtje eshte shume delikate, shpesh here behet ne menyre djallezore, propozohen gjera qe nuk realizohen, dhe qe nuk deshirohen edhe nga vet ata qe i propozojne dhe duhet ti votojne, gjithemon per te bere show!

E di qe kushdo qe konteston sado pak menyren se si trajtohet ky problem, menjehere anatemohet se ka frike, dhe konsiderohet i perlyer, keshtu qe na duhet te heshtim!
Sa per dijeni se kam fare problem vetingun personalisht, dhe kete besoj tani e dimë. Prandaj do tju lutesha mos ta interpretonit se kam interesa personale, ne kontestimin tim, por eshte dukshem jo e duhura qe propozohet! ”, ka thënë Baçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb