I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Turizmit Luan Dervishaj ka folur për kushtet në të cilat ndodhet sot turizmi dhe zhvillimi që ka marrë këto vite në sajë të bashkëpunimit mes sektorit publik dhe privat.

“Turizmi malor pati zanafillën pas vitit 2005. Duhet theksuar se natyra dhe relievi në zonat malore janë shumë të përshtatshme për sporte të ndryshme dhe e kombinuar me trashëgiminë, ka sjellë një interes të turistëve të huaj për të vizituar këto zona. Vitet e fundit ka patur një rritje të numrit të turistëve edhe në sajë të invetimeve në infrastrukturë. Turizmi në Shqipëri është një fenomen i ri, pasi e kemi patur të kufizuar dhe të kontrolluar në kohën e komunizmit. Thethi dhe Valbona kanë patur pikat e pushimit, por të kufizuara. Nuk kishte infrastrukturë, duke parë kushtet e jetesës edhe banorët e zonës habiteshin kur shikonin interesimin për të vizituar këto zona, ishte e pamundur të bëje një zhvillim të planifikuar. Më përpara, akomodimi dhe ushqimi është ofruar në ambientet e banesave. Pas interesimit të turistëve të huaj, shqiptarët filluan të eksploronin vendet malore. Sot kemi më shumë bashkëpunim mes sektorit publik dhe privat, ndërsa turizmi malor është i lidhur me infrastrukturën e shërbimeve dhe institucionet. Alpet janë me rëndësi ndërkombëtare, por jemi mbrapa me zhvillimin kur bie puna tek përgjegjësia konkrete e njerëzve që merren me këtë fushë”-tha Luan Dervishaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb