Entuziastë janë dhe VIP-at shqiptarë për ndeshjen që luhet sot ne Elbasan Arena, Shqipëri-Serbi. Në cdo rast ata reagojnë në rrjete sociale, me imazhe të tyre të ndryshme.

Elvana Gjata
Nuk mund të mungonte këngëtarja e hitit të Kombëtares shqiptare, Elvana Gjata. Me duart si shqiponjë, me një xhaketë kuq e zi, Elvana ka uruar ekipin e Kombëtares. “Forca për në Francë! Kuq e zi je ti”, shkruan Elvana në profilin e saj në Facebook.

Genta Ismajli
Këngëtarja kosovare Genta Ismajli kazgjedhur të urojë pranë një mashkulli. Genta është mbështetur pranë krahut të mashkullit misterioz, ku duket një tatuazh me shqiponjën dhe shkruhet Dardania. “Une besoj‬ ne fitore, Urime Shqiptare, ‪‎proud‬ ‎to‬ ‪be‬ ‪‎albanian”, shkruan Genta.

Rovena Stefa
Këngëtarja Rovena Stefa ka gjetur një mënyrë ndryshe për të bërë tifoz për kombëtaren kuqezi sot në pragndeshjen Shqipëri-Serbi. ‘Fitore për kuqezinjtë tanë”, shkruan Stefa duke pozuar e zhveshur dhe me një top futbolli që i mbulon gjoksin.

Bleona
Sot eshte dita t’i tregojme Europes dhe botes mbare se kush jemi… I uroj me shpirt fitore Kombetares Shqiptare. Ju jeni KRENARIA jone! Zoti qofte me ju djema

Adelina Ismaili
Kengetarja nga Kosova Adelian Ismaili ka hedhur nje flamur rreth e rrotull trupit ne rrjetins ocial facebook.

Aurela Gaçe me bukë me vete në stadium
I kemi marre te gjitha masat, kemi. Marre edhe buke me vete Une dhe Endri @endriprifti54 jemi te pregatitur edhe nese Na ze uria.
Elbasan# Kombetarja Shqiptare#Fitore

Zaimina Vasjari u përgjigjet serbëve, ‘Ja kujt duhet t’ia kini frikën’
Mediat serbe u morën gjerë e gjatë me këngëtaren Zaimina Vasjari. Ata e konsideruan Zaiminën si ‘kërcënim’ duke treguar pak nga biografia e saj si një bukuroshe brune nga Durrësi që ndjek rregullisht kombëtaren. Por ish-­Miss Shqipëria i është kundërpërgjigjur mediave serbe duke i treguar siç është shprehur për kërcënimin real.
‘Kercenimi i Shqiponjave – Serbet nuk duhet te tremben nga prezenca ime ne Elbasan Arena por nga 11 cunat e Kombetares #SerbianPress#Kuqezi’ – ka shkruar Zaimina në Instagram.

Julian Deda
Me ne fund…!
Sot po shkoj ne stadium per dy detyra dhe nje qellim.
Detyra e pare eshte te bertas me gjithe forcen e zerit Shqiperi, Shqiperi per te mbeshtetur skuadren e zemres.
Detyra e dyte eshte e thjeshte, te marrim 3 piket e endrres.
Qellimi eshte te shkojme ne France 2016. Asgje tjeter nuk na intereson.
Une BESOJ.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb