Janë ditë dhe javë të rëndësishme për Skënderbeun. Me njërin sy drejtuar nga Zvicra, ku Gjykata Federale do të vendosë përfundimisht të ardhmen në Europë, skuadra korçare duhet të përmbysë edhe ecurinë negative që e shoqëron në ndeshjet e fundit. Në pesë sfidat e fundit mes Kupës dhe Superligës, të besuarit e Ilir Dajës kanë regjistruar tre humbje dhe dy barazime. Kjo seri rezultatesh ka bërë që Skënderbeu të lëshojë terren ndaj rivalëve në garën e fortë për Kupat e Europës. Që situata në tabelën e renditjes të mos bëhet më serioze, korçarët kërkojnë të kthehen te suksesi në sfidën e radhës.

Fb Img 1591881594921
Fb Img 1591881594921

Një mision shumë I vështirë, pasi do të luajnë në transfertën e Durrësit, kundër një rivali direkt dhe një prej skuadrave më në formë siç është Teuta. Përpara kësaj ndeshje, Ilir Daja merr lajme të mira. Katër prej titullarëve që kanë munguar në javët e fundit janë rikuperuar nga dëmtimet dhe janë gati të zbresin në fushë nga minuta e parë kundër Teutës. Gripshi, Bregu, Daja dhe Jashanica janë stërvitur me pjesën tjetër të ekipit, duke shtuar opsionet e Skënderbeut në misionin për të dalë me pikë nga “Niko Dovana”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb