TIRANE- “Askund tjetër e në asnjë shtet të kësaj botës tonë, nuk ndodh ajo që ndodh në Shqipëri me simbolet kombëtare e shtetërore”. Ky është shqetësimi që ka ngritur në fokus zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama.

Përmes një statusi në “Facebook” Rama thekson se institucionet e larta shtetërore e prezantojnë Shqipërinë si shtet karagjoz. Sipas Luan Ramës është shkelur në mënyrë flagrante ligji “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës se Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”.

REAGIMI I LUAN RAMËS
Shtet karagjoz!
Askund tjetër e në asnjë shtet të kësaj botës tonë, nuk ndodh ajo që ndodh në Shqipëri me simbolet kombëtare e shtetërore!
Me një idiotësi unikale e në papërgjegjshmëri të plotë, me vetëdije të habitshme e fyese, poshtëruese, pothuaj të gjitha institucionet e larta shtetërore e prezantojnë Shqipërinë si një shtet karagjoz, madje si shtetin e vetëm karagjoz në botë, duke shkelur në mënyrën më flagrante Kushtetutën e Republikës dhe ligjin “PER FORMEN DHE PERMASAT E FLAMURIT KOMBETAR, PERMBAJTJEN E HIMNIT KOMBETAR, FORMEN DHE PERMASAT E STEMES SE REPUBLIKES TE SHQIPERISE DHE MENYREN E PERDORIMIT TE TYRE”.
Sepse ky ligj përcakton formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës se Republikës te Shqipërisë̈ dhe mënyrën e përdorimit te tyre. Jashtë këtij përcaktimi e në kundërshtim me këtë ligj, askush nuk duhet e nuk mund të veprojë! Nuk duhet e nuk mund, por në fakt, me simbolet kombëtare e shtetërore të Republikës së Shqipërisë ka ndodhur e vazhdon të ndodhë, duke përdorur variante a modele në kundërshtim me përcaktimet e ligjit!
Në vijim po ju jap variantin sipas ligjit, të flamurit kombëtar dhe të stemës së republikës, e më tej, disa variante të stilizuara të tyre në kundërshtim me ligjin dhe që përdoren nga disa prej institucioneve tona, ku varianti më skandaloz është ai që përdoret nëpër ambasadat e Shqipërisë kudo ku ato janë nëpër botë, ku është sajuar një model me shqiponjën dhe përkrenaren në ngjyrë të bardhë!
Pra thënë shkurt dhe shqip: shtet karagjoz! Dhe institucione që shkelin Kushtetutën!

Simbolet e publikuara nga Luan Rama

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb