Zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama ka hapur takimin e LSI-së në Vlorë, duke falënderuar qytetarët që janë bashkuar nën flamurin e Shqipërisë. Ai tha se jemi të vendosur për fitoren e LSI-së dhe se ndihet i respektuar dhe i nderuar për punën e bërë në 7 muaj për ringritjen e LSI-së.

Luan Rama theksoi se është një nga 12 emrat, i barabartë mes të barabartëve në listën e kandidatëve, duke i përmendur të gjithë me radhë dhe evidentuar cilësitë e tyre.

Nuk mungoi dhe një deklaratë për sulmet. Ai tha se na kanë sulmuar, na kanë përgojuar, janë përpjekur të na poshtërojnë dhe përçajnë por nuk ia kanë dalë dhe nuk do ia dalin sepse LSI nuk është parti emrash, është parti zemrash.

“Vlora e bukur, Vlora e zemrës së Shqipërisë është e gjithë sot këtu, e bashkuar nën flamurin e Shqipërisë. E nderuar kryetare e LSI-së mirë se ke ardhur në Vlorë dhe ne jemi sot të gjithë bashkë me zemër dhe me shpirt të vendosur për fitoren e LSI-së.  Motra dhe vëllezër të Vlorës, unë jam padyshim më i emocionuari nga të gjithë. jam padyshim shumë i respektuar dhe i nderuar që jam sot bashkë me ju, për të konfirmuar një punë të jashtëzakonshme, me shpirt, me pasion, me vendosmëri që kemi bërë në 7 muaj për ta ringritur LSI-në nga e parë me djem dhe vajza të mrekullueshëm të Vlorës. Jam këtu për të konfirmuar se e gjithë lista e kandidatëve të LSI-së është mishërimi i kohezionit shpirtëror, i vlerave qytetare, i pasurisë intelektuale, i pasionit për t’i shërbyer Vlorës dhe Shqipërisë, me synimin se Vlora është e para, Shqipëria është e para. Jam njëri nga të 12 emrat, i barabartë mes të barabartëve në listën e kandidatëve të LSI-së. Jam njëri bashkë me ta.

Fitorja e parë që kemi arritur, ia kemi dalë të fitojmë qytetarinë e Vlorës, që na dëgjon, na kritikon, na do dhe do të na votojë më 25 prill. Na kanë sulmuar, na kanë përgojuar, janë përpjekur të na poshtërojnë dhe përçajnë por nuk ia kanë dalë dhe nuk do ia dalin sepse LSI nuk është parti emrash, është parti zemrash. Është partia e zemrave të rinisë shqiptare, është partia e guximit, është partia e besimit, është partia e lëvizjes që do ta çojë Shqipërinë përpara në procesin e integrimit europian. Për ta bërë Shqipërinë siç e ëndërruam 30 vjet më parë. Do të jemi bashkë më 25 prill për të rrëzuar miksimin më të shëmtuar të pseudodiktaturës, të klikës së rilindjes. Me zemrat tona, me shpirtin tonë, me guximin e pasionin tonë, të gjithë bashkë më 25 prill që të fitojë Shqipëria, të gjithë bashkë numrin 6, LSI-në. Duke votuar LSI-në do dëshmoni se e doni Shqipërinë. Rroftë populli i Vlorë, mirënjohës në jetë të jetës për gjithçka që keni bërë në mbështetje të LSI-së. Si Vlora nuk ka tjetër. për Vlorën, në shërbim gjithë jetën. Unë e dua Vlorën sepse dua gjithë Shqipërinë. Rroftë Vlora, fitore më 25 prill”, deklaroi Luan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: