Nënkryetari i LSI dhe kandidati për Vlorën, Luan Rama ka nderuar kapedan Sali Vranishtin në Vlorë.

Ai ka nderuar kujtimin e atdhetarit, luftëtarit dhe patriotit duke thënë se kapedanit ende i dhembin plagët.

Ai shton se Sali Vranishti ende përcjell kumtim e vet të gjakut për të bërë çdo gjë për Shqipërinë.

 

STATUSI NGA LUAN RAMA

Në Vranishin e historisë:

NDERIM DHE MIRËNJOHJE

KAPEDAN SALI VRANISHTIT

Nuk mund të mos shkoja në Vranishtin me famë dhe lavdi gjaku e heroizmi në historinë tonë, për të nderuar kujtimin e kapedan Sali Vranishtit; luftëtarit të madh të lirisë dhe patriotit që gjithë jetën ia kushtoi Shqipërisë.

Ndërsa qëndroj në heshtje pranë bustit të tij dhe e vështroj gjithë admirim e mirënjohje, ndjej që kapedanit të madh të Lumit të Vlorës ende i dhembin plagët.

Po, po, ende i dhembin plagët!

E njësoj si Laokoonti, që na sjell prej thellësisë së shpirtit klithmën e vet:

“ Mjaft, u lodha.

Nga vërtitja juaj po më erren sytë,

nga rropama juaj veshët më gjëmojnë…

Në pafshi ndonjë ditë të bëhem copëra

nga marazi, siç thonë, të plas, t’ia bëj “krak”

jo kujtimet e Trojës, as gjarpërinjtë monstra,

po indiferenca juaj

do të bëhet shkak!”,

edhe kapedan Sali Vranishti na përcjell kumtim e vet të gjakut, për të bërë çdo gjë për Shqipërinë.

Duke nderuar kapedan Sali Vranishin, nuk mund të mos i bëj homazh edhe Maman Saliut, trimit dhe fisnikut të mirë që e jetoi gjithë jetën si partizan e që unë kam patur fatin e madh ta njoh, babait të dy miqve të mi, Gëzimit dhe Benit, që me dinjitet dhe ndershmëri nderojnë emrin e mirë të gjyshit dhe babait të tyre.

Lavdi dhe nderim gjakut, sakrificave dhe atdhedashurisë së tyre!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb