Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka qenë i pranishëm në Vlorë, për të nderuar dëshmorët e atdheut.

Luan Rama thekson se ndodhet sot më 29 nëntor në Vlorën e flamurit, për të nderuar heronjtë, që çliruan atdheun.

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Luan Rama:

Në Vlorën e flamurit, në festën e çlirimit të atdheut:

NDERIMI PËR DËSHMORËT,

AMANET I PËRJETSHËM.

Një emocion i veçantë festimi i 29 nëntorit të çlirimit të atdheut në Vlorën e flamurit.

Askund tjetër më mirë se në Vlorë nuk merr kuptim dhe vlerë dita e çlirimit, pasi 29 nëntori i fitores mbi fashizmin dhe bashkëpunëtoret e tradhëtarët vendas jetësoi e i dha vlerë edhe vetë pavarësisë së atdheut.

Përjetë nderim dhe mirënjohje dëshmorëve të atdheut dhe luftës partizane që e renditi Shqipërinë në koalicionin e madh antifashist botëror!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb