TIRANË

Zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24” tha se edhe sikur të mbahen zgjedhje, as 20 përqind e shqiptarëve nuk do të votojnë.

Rama nënvizoi se në rast se shkohet në zgjedhje, shqiptarët do të bojkotojnë.

“Edhe sikur vendi të shkojë në zgjedhje, shqiptarët vetë do të bojkotojnë. As 20 përqind e votuese nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Shqiptarët do të bojkotojnë.

Do bojkotojnë për shkak të skandaleve të mëdha të kësaj qeverie, për shkak të lidhjeve të qeverisë me krimin, për shkak të 6 viteve në pushtet kaluar me korrupsion e nepotizëm”, tha Luan Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb