Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se kryeministri Edi Rama është bërë një llapëtyrë e marrëzisë.

Luan Rama thekson se të rinjtë e të rejat e LSI-së do shpëtojnë Shqipërinë nga ky pushtet.

  • foto galeri

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Luan Rama:

LLAPËTYRA E MARRËZISË

E bëri sot dhe ka për ta bërë sërish edhe nesër. Edhe pasnesër.

Edhe në çdo ditë deri me 25 prill.

Sepse kryetari i rilindjes nuk di të bëjë tjetër gjë, përveçse të llapërojë llapëtyrën e vet të marrëzisë, për të na thënë të gjithëve se çfarë llapëtari është.

Mos u merrni me të. Lëreni të llapërojë. Eshtë në habitatin e vet.

Djemtë dhe vajzat e mrekullueshëm që përfaqësojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, kanë një mision për të përmbushur; të shpëtojnë Shqipërinë nga llapëtyra e marrëzisë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb