TIRANË-Pas një kronike që ka dhënë emisioni ‘Fiks Fare’ për një shkollë në një fshat të Elbasanit, ku i zoti i një shtëpie e ka vendosur në funksion për të zhvilluar arsim, ndërsa kërkon rinovim kontrate me Drejtorinë e Arsimit të Elbasanit, por kjo e fundit thotë se po ndjek procedurën, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i LSI. Luan Rama shprehet i gatshëm të paguajë nga paga e tij 45 mijë lekë të vjetra për të gjithë vitin shkollor, ndërsa i bën apel shtetit për të ndërhyrë.

Reagimi i plotë i Luan Ramës për drejtuesin e emisionit ‘Fiks Fare’:

‘’I dashur Filip! Duke marre shkas nga një kronike problematike, transmetuar në ‘Fiks Fare’ disa dite me pare për gjendjen e mjeruar ne një të ashtuquajtur shkolle në një fshat te thelle te malësisë së Elbasanit, i indinjuar nga indiferenca shtetërore dhe në shenje solidariteti njerëzor me mësuesen e shkollës, me nxënësit dhe gjithë banoret e atij fshati, me lejoni t’ju bej me dije se kam vendosur që nga paga ime mujore, te paguaj për një vit qerane e asaj “shkolle”, me qellim qe të mos ndërpritet procesi mësimor dhe me shpresë se institucionet përgjegjëse do te mund te gjejnë një zgjidhje shteruese për ketë problem. Është vërtetë për te ardhur keq, është alarmante dhe po aq skandaloze qe ne Shqipërinë e vitit 2015, në Shqipërinë dixhitale ka ende realitete te tilla, siç nuk do te mund t’i imagjinonte dot askush. Për fat te keq, rasti qe ju sollët nga Elbasani nuk është i vetmi! “Poema e mjerimit” vazhdon!… Është një realitet qe denoncon dhe akuzon! Ndaj, për t’ju bashkuar zërit tuaj dhe për t’u distancuar nga zhurma politike e shpifjeve, akuzave dhe përbaltjes pa cak, por edhe për te tërhequr vëmendjen e qeverise e të politikes në përgjithësi kah dimensionit njerëzor e solidaritetit, vlera të harruara apo për të cilat flitet me shume për demagogji, po jua bej te njohur nismën time, për te marre përsipër atë qe në fakt duhet ta beje shteti; të paguaj qerane e dhomës-klase shkolle. Duke ju falënderuar ndërkaq për gjithë sa bëni ju dhe emisioni juaj, si njeri prej shikuesve të shumtë të emisionit, por edhe si koleg e mik prej shume vitesh, ja jap vetes te drejtën t’ju inkurajoj të vazhdoni me guxim e kurajo profesionale e qytetare. Me respekt, Luan Rama.’’

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: