“Kosova brenda Serbisë – një postim provokativ dhe fyes i Kryeministrit të Shqipërisë!”. Kështu shkruan zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama në lidhje me një postim të kryeministrit Edi Rama ku shfaqej një hartë e vendit tonë dhe të Ballkanit, por që mungonte Kosova.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Luan Rama thekson se ky nuk është një lapsus nga ana e Ramës, por një postim provokativ dhe fyes jo vetëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, po për të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë dhe punojnë.

REAGIMI I LUAN RAMËS
Kosova brenda Serbisë – një postim provokativ dhe fyes i Kryeministrit të Shqipërisë!
Nuk është një lapsus. Nuk është as ndonjë gabim prej pakujdesisë, publikimi në faqen e profilit të Edi Ramës në fb i hartës së “investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug”, siç shkruan ai vetë, ku ndër shtetet që ndajnë kufi me Shqipërinë, mungon Kosova, e cila është vendosur brenda kufijve të Serbisë.
Nuk është as ndonjë lajthitje e rastit, po të kemi parasysh se me sa vëmendje e përkujdesje e kuron gjithë performancën e vet mediatike Kryeministri i Shqipërisë.
Eshtë një postim provokativ dhe fyes i Kryeministrit të Shqipërisë, jo vetëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, po për të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë dhe punojnë!

Rama
Rama

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb