Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama, reagon pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës anti-Covid kudo, jashtë ambienteve të shtëpisë.

Teksa e quan këtë “një dyfytërsi prej maskarai e një maskarade me maska”, Luan Rama publikon video-mesazhin e kryeministrit nga foltorja e Kuvendit, kur iu bën thirrje qytetarëve të mos rendin për të blerë maska dhe të mos harxhojnë lekë, pasi sipas tij, maskat nuk mbrojnë.

Reagimi i Luan Ramës:

Pa koment, me zë dhe me figurë:
DYFYTYRËSI PREJ MASKARAI E NJË MASKARADE ME MASKA, APO?…
a). Ky është vendimi i rradhës i shpallur prej kryeministrit:
“Nga e enjtja maska do të jetë e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë, në çdo mjedis të mbyllur apo të hapur”.
b). Ky është qëndrimi publik i kryeministrit për maskat në sallën e Kuvendit të maskave:
“… mos rendni për të blerë maska, mos harxhoni lekë për maska, maskat nuk mbrojnë…
E gjithë histeria për të blerë maska dhe për t’u maskuar dhe që ka përfshirë gjithë botën, është thjeshtë dhe vetëm harxhim i kotë i parave dhe mbushje e arkave për ata që prodhojnë dhe shesin maska”.
Dyfytyrësi prej maskarai e një maskarade me maska, apo vendim për mbushjen e arkave për ata që prodhojnë dhe shesin maska?!…
Dëgjojeni me zë e shiheni me figurë dhe gjejeni vetë përgjigjen e pyetjes.

Luan Rama
Luan Rama

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb