TIRANË

Zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama i kërkon kryeministrit Edi Rama të thotë të vërtetën për mjekët e nisur në Itali nga Shqipëria dhe kualifikimin e tyre.

Në një postim në “Facebook” duke iu referuar disa raportimeve në media, thotë se janë përfshirë në grupin e mjekëve edhe njerëz që nuk kanë lidhje me mjekësinë e madje thuhet se njëri ndër ta, paska qenë punëtor në një pikë karburanti në Vorë deri dy ditë përpara se të nisej për në Itali. Për këtë arsye ai i apelon Ramës të thotë të vërtetën.

POSTIMI I PLOTË
Pa koment, pa politikë:
Fisnikëri e përbaltur prej mashtrimit, apo baltë mbi një akt fisnikërie?
Zoti Kryeministër, ju e keni për detyrë të thoni si është e vërteta!

Në disa portale janë publikuar lajme, sipas të cilave, në përbërje të grupit të mjekëve dhe infermierëve që shkuan për t’iu bërë krah Italisë mike në këtë kohë të vështirë prej pandemisë së koronavirusit, janë përfshirë edhe njerëz që nuk kanë lidhje me mjekësinë!

Madje thuhet se njëri ndër ta, i quajtur Qazim Ismaili, paska qenë punëtor në një pikë karburanti në Vorë deri dy ditë përpara se të nisej për në Itali!
Cila është e vërteta zoti Kryeministër?

Mashtrimi në çdo kohë është i dënueshëm, por mashtrimi kur tjetri është në hall dhe fatkeqësi është dy herë krim e njëmijë herë poshtërsi!
Ndaj duhet, e përsëris, duhet të thoni cila është e vërteta!
Jemi përpara fisnikërisë së përbaltur prej mashtrimit qeveritar, apo përballë përbaltjes mbi një akt fisnikërie e solidariteti shqiptar?
Cila është e vërteta zoti Kryeministër?!…
Shqiptarët duhet ta dinë.

Luan Rama Fb
Luan Rama Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: