Ish-deputeti i LSI Luan Rama i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se shqiptarët duhet të ngrihen, për të rrëzuar qeverisjen e bërë bashkë me krimin.

Luan Rama theksoi se shqiptarët duhet të jenë kundër çdo qeverisjeje, e cila mbron apo bashkëpunon me krimin.

“Referendumi duhet të kthehet në një formë për të zgjidhur shumë probleme. Duhet rrëzuar kapja e shtetit nga një pushtet kriminal dhe pushteti që mbrohet nga krimi. Qeverisja dhe krimi nuk duhet të jenë bashkë. Shqiptarët duhet të ngrihen dhe të ndryshojnë sistemin e qeverisjes, pastaj shihet sistemi zgjedhor.”, tha Luan Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb