Kanidati i LSI në Vlorë, Luan Rama, shkruan në “Facebook” se të rinjtë socialistë janë bashkuar me partinë e tij.

Ai publikon disa foto, ku thekson se “Asnjë shpifje, asnjë kërcënim, asnjë shantazh nuk e përçan dot LSI-në, forcën e madhe të fitores në 25 prill”.

Mesazhi i Luan Ramës:

25 prilli – dita e madhe e fitores:
TË RINJ SOCIALISTË BASHKOHEN ME LËVIZJEN SOCIALISTE PËR INTEGRIM
Me Ledin dhe djemtë socialistë sypatrembur të Vlorës që të fyer e poshtëruar nga rilindja, bashkohen me LSI-në që 25 prilli të jetë edhe për socialistët e Vlorës dita e madhe e fitores.
Asnjë shpifje, asnjë kërcënim, asnjë shantazh nuk e përçan dot LSI-në, forcën e madhe të fitores në 25 prill.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb