VLORË

Zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama deklaroi sot nga Vlora se qytetarët e saj janë të vendosur që 25 prillin ta shndërrojnë në ditën e madhe të fitores së tyre, ditën e madhe të fitores së gjithë Shqipërisë. Sipas tij, kush voton LSI-në, voton Shqipërinë.

“Vlora, emblema e krenarisë, e lavdisë dhe forca e madhe e ndryshimit të Shqipërisë është sot më e bukur se kurrë, sepse qytetarët e saj janë të vendosur që 25 prillin ta shndërrojnë në ditën e madhe të fitores së tyre, ditën e madhe të fitores së gjithë Shqipërisë. Unë e ndjej veten të privilegjuar dhe shumë të nderuar, që jam në krye të listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Vlorës. Çdo shqiptar është krenar dhe vlonjat, po aq sa çdo vlonjat, pasi ata i kanë bërë të ndihen të tillë. Lista e kandidatëve për deputetë që paraqet LSI në Vlorë është më përfaqësuesja, më e mira më cilësorja dhe më fituesja. Prandaj 25 prilli do të jetë dita që do të votohet nën refrenin: Kush voton LSI-në, voton Shqipërinë”, tha Luan Rama.

Ai i uroi mirëseardhjen në Vlorë, kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe e siguroi se në Vlorë, LSI do të jetë forca vendimtare e fitores së opozitës.

“Është e vërtetë që Vlora ka pasur deputet, por nuk ka pasur përfaqësues, Vlora ka pasur deputetë, por Vlora nuk ka pasur zërin e saj që të tundë parlamentin, qeverinë dhe të ngrejë në këmbë Shqipërinë kur është fjala për interesat kombëtare të vendit, për të cilat Vlora ka mbajtur dhe do të mbajë gjithmonë flamurin e pararendëses dhe qendrës shqiptare në rrugën europiane të saj.
Të gjithë ne jemi gjendur nën pushtetin e propagandës së dhunës që nuk ka të bëjë me qytetarët. 25 prilli është dita që të mos e fshehim Vlorën pas dy rrugëve, por ta shohim Vlorën ashtu siç është. Të kujtojmë gjithçka që çdo qytetar i Vlorës gjen në qytetin e vet. Të votojmë për ndryshimin, për Vlorën, shtëpinë tonë, për Shqipërinë. Vlora e ashtuquajtura mbretëreshë e turizmit fatkeqësisht në 70% të banorëve të saj nuk ka ujë më shumë se 2-3 orë në ditë. Vlora e ashtëquajtura mbretëreshë e turizmit, edhe pse propaganda e pushtetit thotë se ka investuar mbi 1 miliardë euro në 8 vite, sot kanalet e ujërave të zeza derdhen në det, për turpin e qeverisë.
Është e bukur ajo pjesa e rrugës në Muradije ku janë rikonstruktuar dhe zbukuruar 15-20 shtëpi, por pas atyre shtëpive është Vlora tjetër. Është Vlora e lagjes Partizani, e Çoles, e Llongjës, Vlora e mjerimit, skamjes dhe harresës. Prandaj të mos ketë dy Vlora, njëra e propagandës dhe tjera e shqiptarëve, në 25 prill duhet të votojmë LSI-në, të votojmë lëvizjen e qytetarëve për ndryshim, lëvizjen e vlonjatëve për fitoren e Vlorës dhe Shqipërisë”, deklaroi numri dy i LSI-së.

Ai tha se në ditën kur të shkojmë për të votuar secili prej nesh të mos harrojë se sa ka paguar për të trajtuar Covidin, që ata qindra e qindra lekë të shpenzuara nuk janë kompensuar asnjë qindarkë, që shteti e ka për detyrë ta bëjë.

“Kur të shkojmë për të votuar, të mos harrojmë se çfarë kemi kaluar për tu trajtuar në të ashtëquajturën mjekësi falas dhe kostoja e Covid-it të gjithë ju e dini sepse askush edhe ata që e kanë kaluar lehtë, nuk e kanë kaluar me më pak se 2-3 mijë euro. Të kujtojmë një fakt, që në 5 vite nga Vlora janë larguar 40 mijë djem e vajza, prandaj 25 prillin ta kthejmë në një ditë thirrje që askush më të mos e braktisë Vlorën, për shkak të krimit, korrupsionit që ju e hasni në çdo zyrë shyteti.
Kam dhe një apel për ata bashkëluftëtarë, bashkëqyterarë, anëtarë të PS, simpatizantë të PS, të cilët kanë sakrifikuar në Vlorë më shumë se kudo tjetër që Shqipëria të bëhej Europiane, që të mos cenohej asnjë pëllëmbe e vendit. I ftoj socialistët që të shohin listat e partive të tjera, që nëse gjejnë një socialist më socialist se unë le të votojnë atë. Por socialistët me zemër dhe shpirt shqiptari që e duan Shqipërinë, kanë dhe do të kenë përfaqësues të tyre Luan Ramën, themeluesin e PS, që e për nder dhe sot të quhet socialist e jo Rilindas, i krimit, i mykut”, deklaroi Luan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: