TIRANE – Pak ditë më parë mediat rozë raportuan lajmin e ndarjes së Luana Vjollcës dhe Krenar Çoçaj. Prej gati 2 vjetësh, Krenari dhe Luana kanë qenë bashkë, duke shijuar një histori të bukur dashurie me udhëtime të shtrenjta, por edhe me marrjen pjesë në festat familjare të njëri-tjetrit.

Untitled-2

Lidhja e tyre në distancë kaloi disa sprova largësie, që detyronte Luanën të udhëtonte drejt Prishtinës dhe Krenarin të vinte shpesh në Tiranë për të takuar të dashurën e tij.

Por duket, se diçka ka ndodhur mes tyre dhe çifti i ka dhënë fund marrëdhënies. Edhe në ditën e të dashuruarve Luana shfaqet veteëm. Moderatorja dhe këngëtarja ka postuar në Instagram një foto tepër provokuese e veshur me një fustan të kuq, teksa qëndron pranë zjarrit.
“Gëzuar Shën Valentinin”- shkruan Luana në Instagram.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: