TIRANË- Mania e ndryshimeve në look por edhe në trupin e tyre, ka kohë që ka kapur edhe personazhet e famshme të ekraneve shqiptare, shumë prej të cilëve nuk janë “kursyer” me ndërhyrje kirurgjikale për të përmirësuar aparencën.

Një prej tyre, dikur velinë në “Fiks Fare”, Luana Vjollca, na ka mahnitur me ndryshimet e saj, dikur brune e tashmë bionde. Por mesa duket Luana, kërkon sërish të na habisë.

Nëse dikur flitej se mund të kishte realizuar një ndërhyrje në buzë, tashmë dyshohet për një tjetër pjesë të trupit të saj. Në një fotografi të publikuar Luana shkruan “3 times LV”, duke ju referuar makinës së saj “Smart”, me dizenjo Louis Vuitton, çantës dhe ndoshta këpucëve Louis Vuitton. Por pavarësisht këtyre tre elementëve në fokus mbeten vithet e saj, për të cilat shumë aludojnë se mund të ketë bërë edhe ndonjë ndërhyrje. Megjithëse në foto shfaqet shumë “Casual”, Luana sërish duket një “bombë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: