TIRANE

Këngëtarja dhe prezantuesja bukuroshe Luana Vjollca ka fituar çmimin “Best Albanian Act Artist” në “Golden Panther Music Aëards 2020”. Kjo ceremoni u zhvillua live 18:00 me orën e New York-ut.

Ka qenë vetë Luana e cila përmes një videoje të postuar në Instagram bëri falenderimin e saj për nominimin e u shpreh mirënjohëse për faktin se përfaqësoi një vend si Shqipëria.

  • foto galeri

“Përshëndetje Golden Panther Awards”, përshëndes të gjithë njerëzit kudo në botë. I uroj shëndet dhe lumturi. Së bashku mund ta kalojmë këtë situatë. Dua t’ju falenderoj për nominimin dhe çmimin, jam shumë e lumtur që përfaqësoj një vend të vogël por kaq të dashur e të bukur siç është Shqipëria,” tha këngëtarja dhe moderatorja shqipatare.

“Golden Panther Award” nderon çdo vit artistët më të mirë e të njohur në nivel ndërkombëtar.

View this post on Instagram

Golden Award #Blessed ?

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: