Prokurori Alberto Nobili, pjesë Prokurorisë Publike të Milanos, ka kërkuar gjykim të menjëhershëm për Bleona Tafallarin, 19 vjeçe, e lindur në Kosovë, por me banim në Milano, e njohur me nofkën “Luanesha e ISIS-it”.

Bleona Tafallari, akuzohet se është pjesë e një grupi fundamentalist islamik me bashkëshortin e saj dhe ishte gati të shkonte për të luftuar.

Ajo është arrestuar më 17 nëntor të vitit të kaluar në Itali për terrorizëm ndërkombëtar pas një hetimi të koordinuar nga prokurori Leonardo Lesti, shkruan gazeta italiane, Il Giorno.

Sipas urdhrit të gjykatësit hetues Carlo Ottone De Marchi, vajza kishte përqafuar radikalizmin xhihadist dhe ishte akomoduar edhe në mesin e të miturve, pa fshehur ambicie për të shkuar dhe për të luftuar në zonat e luftës kundër “armikut perëndimor”.

Ajo ishte një mbështetëse e përkushtuar e ISIS-it për të paktën tre vjet dhe ishte së bashku me të shoqin (i cili ishte në Gjermani) pjesë e grupit të quajtur ‘Luanët e Ballkanit’.

Përveç kësaj, në janar të vitit të kaluar ajo ishte e martuar me një ‘muxhahidin’ 21-vjeçar kosovar dhe kishte lidhje me sulmuesin e Vjenës Kujtim Fejzulai, dhe më shumë se 2,000 biseda që nuk lanë asnjë dyshim, sipas aktakuzës, për anëtarësimin e saj në ISIS.

Në pyetjen para gjyqtarit hetues e më pas edhe prokurorëve, e reja mbrohej gjithmonë duke shpjeguar se nuk kishte bërë asnjëherë propagandë, se nuk e kishte menduar asnjëherë “të bëhej dëshmore, as të shkonte për të luftuar”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb