AFRIKË E JUGUT
Turistët në Parkun Kombëtar të Kruge në Afrikë të Jugut kanë filmuar një pamje të pazakontë.
Disa luanë po sulmonin një buall, që për të shpëtuar u fut në lumë. Mirëpo, edhe në lumë e priste një mysafir i paftuar. Krokodili nisi të kafshojë buallin, por pa sukses.
Bualli doli nga lumi, ndërsa mori guxim dhe nisi të sulmojë luanët. Këta të fundit u frikësuan edhe nga tufa e buajve përreth dhe u larguan.