Igli Tare është shndërruar në një nga personazhet më të rëndësishëm të botës së futbollit në Itali. Me një buxhet të limituar, Tare ka ditur të ndërtoj një ekip konkurrues duke e rikthyer Lazion pas një kohë të gjatë në Champions League. Një vit më parë, Tare ishte mes personave të nominuar për çmimin e drejtorit sportiv më të mirë në botë ndërsa këtë vit ka rrëmbyer një çmim shumë prestigjioz, “Luani i Artë”.

Tare
Tare

Motivacioni i këtij vlerësimi të lartë për Taren, në qytetin Italian të Venecias, është për merita profesionale në fushën e sportit si drejtuesi më i suksesshëm në shtetin fqinj. “Luani i Artë” është njëkohësisht një nga eventet më të rëndësishme ndërkombëtare që zhvillohet nga viti 1954 në qytetin italian të Venecias, ku jepet çmimi. Fillimisht me këtë çmim vlerësoheshin zhanere të ndryshme të artit, ku ka spikatur gjithmonë ai i festivalit të filmit të Venezias, por prej kohësh “Luani i Artë” i akordohet edhe individëve të shquar në fusha të ndryshme profesionale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb