SHKUP- Një episod i çuditshëm ka ndodhur dje gjatë ndeshjes mes Shkëndijes dhe Milanit, takim që u zhvillua në Shkup të Maqedonisë.

Pavarësisht se shqiptarët kishin shkuar në stadium të bënin tifo për Shkëndijen, ata s’kanë mundur t’i rezistojnë lajmit të kualifikimit Skënderbeut në grupet e Europa League. Tifozët shqiptarë kanë nisur të brohorasin me të madhe gjatë ndeshjes “Skëndërbeu, Skënderbeu”.

Skënderbeu bëri mrekullinë dje duke u kualifikuar për herë të dytë në fazën e grupeve të “Europa League”. Korçarët kaluan në turin e katërt Dianamon e Zagrebit pas dy ndeshjeve të luajtura në Zagreb dhe Elbasan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb