TIRANË

Pas më më shumë se një viti online, universiteti “Luarasi” hapi dyert për studentët të cilët i dhanë jetë auditorëve në ditën e parë të vitit të ri akademik. Këtë të hënë gjithë stafi pedagogjik i “Luarasit” mirëpriti e studentët e rinj në ditën e parë të rrugëtimit të tyre akademik. Dekanët e katër fakulteteve u dhanë gjithë informacionin e duhur për ta nisur vitin mbarë.

Të emocionuar për rrugëtimin e ri studentët e vitit të parë të fakultetit të Shkencave Mjekësore, të fakultetit të drejtësisë, të ekonomikut dhe të fakultetit të teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit nuk ngurojnë të flasin për hapjen e kapitullit të ri në jetën e tyre. Emri i mirë i universitetit, siguria për një profesion të mirëpaguar, janë disa nga arsyet që i ka sjellë studentët në “Luaras”.

Pas afro 18 vitesh kontribut në historinë e arsimit të lartë shqiptar, “Luarasi” vjen i reformuar, me një “zgjerim” të rëndësishëm të ofertës së tij akademike. Rektori i universitetit, Ruka  shprehet se studentët e rinj, sidomos ata të fakultetit të shkenvace mjekësore do të mbeten në historinë e “Luarasit” si studentët e parë të Fakultetit të sapothemeluar.

“Luarasi” duket se ka thyer kufinjtë duke u bërë zgjedhja e parë edhe e studentes së vitit të parë të drejtësisë  nga Kosova.

Fakulteti i Shkencave Mjekësore i vendosur në një godinë moderne me kushte optimale për studentët. Dekani i fakultetit, profesor Petrit Bara shprehet se fakulteti ka mirëpritur sot studentët e saj të parë të cilët janë 80% të vaksinuar.

Për dekanin e fakultetit të Shkencave Mjekësore, fakulteti i ri me tre programe studimi, do të mundësojnë një karrierë domethënëse, e cila është e plotësuar veçanërisht nga sfidat, mundësitë dhe shpërblimet që ofron ky rrugëtim. Maturantët të cilët kanë aplikuar në U-albania,  ende kanë një shans të regjistrohen ne vijim.

Vendimi për të studiuar në një nga fushat e mjekësisë si në Infermieri, në Stomatologji apo në Farmaci  është shumë i rëndësishëm për studentët që ulen për herë të parë në bangat e auditorëve, pasi një profesion i tillë kërkon angazhim të vazhdueshëm, përkushtim të veçantë dhe respekt për jetën njerëzore.

Pedagogë të fakultetit të Shkencave Mjekësore,  janë disa nga emrat më në zë të mjekësisë shqiptare, me eksperiencën dhe dijet e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb