Universiteti “Luarasi” dhe RASH, Rrjeti Akademik Shqiptar nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të iniciativës për zhvillimin e “Shkencës së Hapur”. Marrëveshja u firmos nga Rektori i “Luarasit” prof. Ethem Ruka dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Rrash dr. Arjan Xhelaj.

Tashmë universiteti “Luarasi” ashtu si institucione të tjera te arsimit të lartë publik dhe privat në vend është pjesë e rrjetit ku promovohet bashkëpunimi kombëtar e ndërkombëtar, në kontekstin e shkencës se hapur me synimin për të reduktuar hendekun e njohurive digjitale dhe teknologjike tek pedagogët në rolin e kërkuesve shkencor.

Falë kësaj marrëveshje thotë drejtuesi i RASH, aksesi në infrastrukturën kërkimore, pjesë e rrjetit europian, është pa pagesë për studiuesit dhe pedagogët e “Luarasit”.

Rekomandimi mbi “Shkencën e Hapur” është miratuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s nëntorin e kaluar. Për te adresuar problemet me të cilat po përballet sot bota, ekziston një nevojë urgjente për qasje të barabartë në informacionin shkencor dhe për ndarjen e njohurive shkencore, të dhënave dhe protokolleve brenda dhe jashtë komunitetit te kërkueseve shkencor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb