Në ceremoninë e diplomimit të studentëve, rektori i Kolegjit Universitar “Luarasi”, Et’hem Ruka tha se “Luarasi” është rritur që nga dita e krijimit të tij dhe sot është një nga 4 universitetet më të mira në vend.
“Falënderoj drejtuesit e ‘Luarasit’ që është rritur gradualisht prej 15 vitesh. Këtë vit u hap fakulteti i tretë, ai i teknologjisë së informacionit dhe inovacionit. Sot “Luarasi” vazhdon të rritet me një infrastrukturë të përsosur.

‘Luarasi’ është sot një nga 4 universitetet më të mira në Shqipëri. Kjo është arsyeja se pse numri i maturantëve që zgjedhin Luarasin është më i lartë. Falënderoj grupin “Hysenbelliu” që vlerëson autonominë akademike. Jam i bindur se diploma e ‘Luarasit’ do ju shërbejë në jetë. Paçi fat dhe mos harroni se jeta është shkollë dhe vetëm shkollë”- tha rektori Ruka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb