Fakulteti i drejtësisë i universitetit “Luarasi” ka një traditë të konsoliduar 18-vjeçare ku në qendër të tij ka studentin. “Studenti dhe interesat e tij janë në qendër të fakultetit të drejtësisë, të stafit akademik, u ofrohet mundësi të ndihen dhe të japin maksimumin e tyre për të qenë të motivuar, që të futen në rrugën e këtij profesioni sa të bukur por edhe kaq të vështirë. Sigurisht të zgjedhësh drejtësinë nuk është e lehtë, sidomos në aktualitetin e sotëm. Sfidat janë pafund. Kemi një staf akademik të përzgjedhur Gjithë bota jonë rrotullohet tek studenti, si ti ofrojmë më të mirën e mundshme që nesër ai të jetë gati për tregun e punës”,-shprehet dekania e fakultetit të drejtësisë Rezana Konomi.

Dekania e fakultetit të Drejtësisë prof. Rezana Konomi, tregon se interesi i maturantëve ka qenë i lartë gjatë raundit të parë dhe tashmë të dytë të regjistrimeve, kjo për shkak edhe të ofertës akademike por jo vetëm.

“Sot është raundi i dytë për të zgjedhur degën që maturantët do studiojnë. Unë do ta sugjeroja degën e drejtësisë jemi brand i njohur, kemi një traditë shumë të mirë, sot studentët tanë janë juristë të shkëlqyer në vendet më të mira të punës në institucione kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Programet e studimit në te gjitha ciklet e studimit te ofruara nga Fakulteti i Drejtësisë ofrojnë njohuritë e duhura juridike. Programi “Bachelor” në “Drejtësi”, ka kaluar në një program të integruar 5-vjeçar duke ofruar një formim te plote teorik dhe praktik për studentet, të cilët gjenden më të përgatitur për tregun e punës
“Sistemi i integruar 5-vjeçar ka një kurrikulë shumë të mirë, qëllimi është si ne të bëhemi juristë shumë të mirë për tregun e punës”.

Praktikat mësimore në “Luaras” kanë qenë gjithmonë një nga pikat më të forta tek fakulteti i drejtësisë. Studentët i kane zhvilluar praktikat mësimore gjithmonë në institucione të rëndësishme ku jo pak herë edhe janë punësuar.

“Diploma e Luarasit më ka shërbyer si trampolinë drejt karrierës profesionale. Sot unë punoj në një nga organet e drejtësisë”,-shprehet Alsaed Sinani, student Alumni i “Luarasit”.

Nuk mungon dhe zëri i të sapo regjistruarve pranë Fakultetit të Drejtësisë. Olvi Shllaku tregon motivin që e shtyu për të zgjedhur “Luarasin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb