TIRANE

Bashkëpunimi i universiteteve me shkollat e mesme është një ndër sfidat e arsimit në vend. Universiteti “Luarasi” vazhdon të bëjë hapa të suksesshëm në këtë drejtim. Për rreth një javë, 46 gjimnazistë të disa prej shkollave të mesme më të mira të Tiranës u bënë pjesë e projektit inovativ E-Gymnasium Innovation ëeek. Nxënës të talentuar nga shkollat e mesme si “Andon Zako Çajupi”; “Ismail Qemali”, “Sami Frashëri”, “Harry Fultz”, “Shkolla Teknike Ekonomike” “Herman Gmeiner” ndoqën me interes leksionet nga pedagogët e “Luarasit”.

Projekti i realizuar në bashkëpunim me qendrën FAB u finalizua me sukses në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Rektori i universitetit, prof. dr Ethem Ruka surprizoi gjimnazistët fitues duke iu ofruar bursa në “Luarasi”. Ai shtoi se ky projekt do të zgjerohet.

Zv/rektorja Anni Dasho Sharko iu ofroi bashkëpunim të mëtejshmëm gjimnazistëve që morën pjesë në E-Gymnasium.

Dekanët e tre fakulteteve iu ndanë çmimet gjimnazistëve,  përkatësisht tre fituesve për çdo klub, drejtësi, ekonomi e teknologji. Dekania e Fakultetit Juridik, Rezana Konomi i këshilloi maturantët që aspirojnë të bëhen pjesë e sistemit të drejtësisë që të jenë të ndershëm në marrjen e vendimeve. Ajo i dorëzoi çmimin e parë nxënëses Esmeralda Gjero për punimin “Parimi i ndarjes së pushteteve”.

Në klubin e ekonomisë, vendin e parë e rrëmbeu Henri Shaqia me esenë “Krijimi i vlerës së shtuar nga proceset e inovacionit”. Dekani i Ekonomikut, Mateo Spaho tha se maturantët kanë punuar shumë mirë me tema jo të thjeshta.

Dekani i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, Indrit Baholli nxorri në pah një aspekt tjetër në këtë fushë, suksesin e vajzave në teknologji. Ai i dha çmimin fitues nxënësit Daniel Stefani për ëebsite-n më të mirë.

Vetë pedagogët e “Luarasi” e vlerësuan këtë projekt si një eksperiencë shumë të mirë për bashëkpunimin me shkollat e mesme.

Duke nisur nga viti i ardhshëm, Luarasi do ta zgjerojë projektin në më shumë shkolla dhe më shumë kohë për të forcuar akoma më shumë bashkëpunimin me institucionet e arsimit të mesëm në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb