Skuadra “Luarasi” fiton vendin e parë në konkursin kombëtar “Moot Court ECtHR Albania 2021” organizuar nga Qendra Europiane & Civil Rights Defenders. Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin “Luarasi“, simbol i shkollimit elitar, tregoi edhe njëherë se tradita, eksperienca dhe përkushtimi janë garancia më e mirë për arritje kaq të rëndësishme dhe historike. Studentët gjatë fazës përgatitore, në fazën gjysmëfinale dhe ne finalen e këtij konkursi vendosën në praktikë dhe thelluan më tej njohuritë e tyre në fushën e të drejtave të njeriut, veçanërisht të atyre të drejtave, që garantohen nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Ekipi i universitetit “Luarasi” i përbërë nga gjashtë studentë të vitit të dytë dhe të tretë të fakultetit të drejtësisë, nën mentorimin profesional të Dr.Admir Belishta, pedagog pranë departamentit penal realizuan një paraqitje të shkëlqyer në përballjen finale me ekipin e një universiteti tjetër. Nën gjykimin e një jurie me profesionistë ekselentë të fushës së drejtësisë, studentët paraqitën para tyre argumentet në rolin e shtetit.

“Finalja e konkursit “Moot Court ECtHR Albania 2021” u zhvillua në datën 18 dhjetor, u bë përballja midis universiteti tonë. Faza finale e konkursit “Moot Court ECtHR Albania 2021″ organizuar nga Qendra Europiane & Civil Rights Defenders, me Fakultetet e Drejtësisë të Institucioneve të Arsimit të Lartë Publike e Jo Publike në Shqipëri me trupin gjykues me përbërje: Prof.dr. Migena Leskoviku (Kryetare) pedagoge UT dhe eksperte në fushën e të drejtave të njeriut, Znj. Vitore Tushe (Anëtare) Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Erinda Ballanca Avokate e Popullit të Republikës së Shqipërisë, Idlir Peci, Pedagog në Shkollën e Magjistraturës, Florjan Kalaja Gjyqtar i Gjykatës së Apelit Durrës, Z. Dorjan Matlija Avokat dhe ekspert në fushën e të Drejtave të Njeriut”, tha Stela Llozana, studente e “Luarasit”. Këta studentë të përzgjedhur me kujdes nga stafi akademik i fakultetit të drejtësisë, u përkushtuan me ore te gjata studimi e përgatitjeje për të arritur në fazën finale të konkursit. Kompetenteve më dëshire e përgjegjësi për të arritur në vendin e parë, studentët e fakultetit të “Drejtësisë” të “Luarasi”, Gerald Jaupi, Ada Prendi, Enisa Bundo, Iris Dajti, Stela Llozana dhe Anxhela Kokoshi sollën në universitet fitoren e pare te këtij konkursi duke përballuar me sukses të gjitha etapat e konkursit deri në finale. Procedura e konkursit bazohet në procedurën e aplikuar nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Konkursi është projektuar të zhvillohet në tre faza, një fazë me shkrim dhe dy faza verbale. Duke u nisur nga një rast fiktiv ku janë shkelur të drejtat e njeriut, ekipet pjesëmarrëse në konkurs përgatitin argumentet me shkrim si “Aplikanti” dhe “Shteti” mbi kazusin e dhënë. Profesor Belishta duke folur për arritjen e rëndësishme të kësaj fitoreje shprehet se puna në skuadër e studentëve me pasion e këmbëngulje, paraqitja dinjitoze dhe shembullore para gjykatës kompetente ishin thelbësore për fitoren.

Përballja e studentëve të Luarasit duke dale te paret nder 12 fakultete të tjera të drejtësisë publike dhe jo publike nuk ishte e lehtë. Por nuk ishte vetëm çështje fati, studentet punuan fortë për të arritur ne finale. “Moot Court Albania 2021” u zhvillua për vitin e tetë radhazi. Bazohet tek modeli i simulimit të një seancë gjyqësore, pra improvizon një seance gjyqësore si te ishte duke u zhvilluar në Gjykatën e Strasburgut. Fitorja në garë ishte një tregues pozitiv për studentët për motivimin e tyre por edhe për fakultetin e Drejtësisë në mënyrë të veçantë për gjithë stafin akademik për imazhin dhe cilësinë e universitetit. Finalja ishte një tregues satistikor që studentët arritën të përballojnë dhe të lënë pas universitete publike dhe private dhe të arrijnë në finale.

Universiteti “Luarasi” tashmë ka krijuar një traditë të mirë në drejtim të cilësisë të brezave profesionistë që po nxjerr, në drejtim të cilësisë së mësimdhënies dhe këtë traditë e dëshmoi edhe ky konkurs shprehet dr. Belishta. Skuadra “Luarasi” si fituese do të përfaqësojë Shqipërinë dhe do të përballet gjatë periudhës prill-maj 2022 me skuadrat e fakulteteve të drejtësisë së rajonit të Europës Juglindore. Destinacioni final është Strasburgu.

Puna intensive për të përfaqësuar Shqipërinë mes 15 shteteve të tjera të Europës Juglindore do të nisë së shpejti. “Luarasi” premton se do të bëjë maksimumin për tu kthyer me një fitore akoma më të madhe. Studentët e drejtësisë pjesëmarrës në konkurs tregojnë se konkursi jo vetëm i motivoi por edhe iu shërbeu për të vënë në praktikë njohuritë e tyre në fushën e të drejtave të njeriut dhe njohjen më mirë të jurisprudencës së Gjykatës të Strasburgut. Teksa tregojnë për emocionet e fitores nuk harrojnë të falënderojnë pedagogun që i udhëhoqi drejt vendit të parë. Ata shprehin mirënjohje jo vetëm ndaj pedagogëve, por edhe ndaj universitetit. Sigurisht që misioni i universitetit ka të bëjë me të mësuarit, por jo të gjitha mësimet ndodhin në klasë. Studentet shprehen se konkursi u shërbeu për të prekur nga afër realitetin e sallave të gjyqi, por dhe për të pasuruar CV-të e tyre. Konkursi mes fakulteteve të Drejtësisë tregoi edhe njëherë për diferencen qe bën ky fakultet lidhur me cilësinë e mësimdhënies në fushën e drejtësisë në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: