Bashkëpunimi rajonal mes të rinjve dhe shkëmbimi i ideve e eksperiencave janë ndër objektivat kryesorë të universitetit “Luarasi”. Në këtë kuadër Universiteti Luarasi është pjese e 24 organizatave, përfituese e fondeve të Thirrjes së 3-të Fondit te Ballkanit Perëndimor. Ne total 300 organizata te ndryshme ne mbare rajonin aplikuan per te qene fitues te Fondit te Ballkanit Perëndimor, por Luarasi dhe pak të tjerë e fituan projektin dhe Fondin. Fondi i Ballkanit Perëndimor mund të quhet edhe një bankë solidariteti që ndihmon jo vetëm zhvillimin ekonomik të rajonit, por bashkëpunimin e kulturës, traditës dhe miqësisë së bashkekzistencës në rajon mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në projekt janë përfshirë do të jenë konferencat ndërkombëtare të bashkëorganizuara nga partnerët, një revistë shkencore ndërkombëtare, leksionet e hapura të organizuara në këto universitete dhe workshopet e organizuara nga zyrat e karrierës në universitetet partnere për të identifikuar dhe informuar studentët e Luarasit për mundësitë reale të punësimit në Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Projekti synon të ndërtojë ura të reja komunikimi dhe vendosë piketat për bashkëpunime të ardhshme ndërmjet akademikëve dhe kërkuesve shkencorë të disiplinave të njëjta ose të disiplinave të ngjashme shkencore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndër objektivat kryesore vlen të theksohet nevoja për krijimin e marrëdhënieve të përhershme ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, duke ndarë eksperienca dhe duke krijuar histori suksesi. Fondi i Ballkanit Perëndimor organizoi “Ceremoninë e Çmimeve” online për të festuar suksesin e organizatave të listës së projekteve fituese të Thirrjes së 3të për Propozime Projektesh.
Këtë vit Fondi i Ballkanit Perëndimor iu përshtat kushtëzimeve të pandemisë Covid-19 duke e organizuar aktivitetin online.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin padyshim edhe 24 organizatat përfituese ndër to edhe Luarasi të fondeve të Thirrjes së 3-të të cilët ndanë idetë e tyre dhe komentet në lidhje me projektet që përfaqësojnë, por po ashtu theksuan sesa i rëndësishëm është bashkëpunimi rajonal në këtë situatë të pazakontë.

Në bisedë online u përfshin përfaqësues nga universitetet përfituese nga rajoni, të cilët janë përfitues të Fondit të Ballkanit Perëndimor, Anni Dasho Sharko, zv rektore universiteti “Luarasi”, Igor Jovanoski, Universiteti ne Maqedoninë e Veriut, Dr. Nikoleta Tomovic, universiteti “Donja Gorica” Mali i Zi si dhe Shpati Kolgega, përfaqësues i fondit të Ballkanit Perendimor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb