“Prevenimi dhe trajtimi i komplikacioneve të COVID-19 si faktor për uljen e vdekshmërisë”. Kjo është tema e konferencës ndërkombëtare të trevave shqipfolëse që ka organizuar Universiteti Luarasi, duke mbledhur në një aktivitet të gjithë ekspertët dhe mjekët e njohur shqiptarë.

Mylazim Gjocaj, Dekani i Shkencave Mjekësore në Universitetin “Rezonanca”, në Prishtinë gjatë paraqitjes së referencës së tij tha se me shfaqjen e COVID-19 u ballafaquam dhe ishim të papërgatitur për një krizë e tillë duke evidentuar të gjitha problematikat. Një nga problematikat shumë të rënda, sipas tij ishte dhe mungesa e menaxhimit të kufomave për shkak të numrit të madh të vdekjeve.

“Mungesë të stafit profesional dhe mbështetës që ishin të nevojshëm në këtë periudhë. Informimi i munguar dhe i gabuar. Mungesë e gatishmërisë dhe përgjegjësisë institucionale në të gjitha shtyllat e shëndetit publik.
Ne patëm vështirësi dhe për trajtimin me oksigjen dhe u bë elementi farmaceutik terapist më i kërkuari.
Kapacitetet trajtuese të pamjaftueshme si pasojë e mbylljes së institucioneve shëndetësore vështirësuan më shumë shëndetin e të infektuarve, vështirësuan deri në pamundësim trajtimin e atyre që patën komplikacione. Kishte dilema për terapinë, cilët antiviralë të përdoreshin. Ligjshmëria e tyre ishte një tjetër element dhe po ashtu stigma e përdorimit të plazmës konvaleshentë. Antitrupat, përdorimi i tyre. U punua shumë dhe vaksina u zbulua me intensitet të madh me angazhim në të gjithë globin dhe si rezultat arritëm të kishim disa vaksina. Ajo që la shenjë të keqe, ishte menaxhimi i kufomave. Nuk ishim të përgatitur për një numër kaq të madh të vdekjeve dhe ka ndodhur dhe ndërrimi i kufomave dhe njerëzit nuk e dinë kë kanë varrosur.
Shqipëria ende nuk e kishte marrë veten nga tërmeti i 2019 dhe kishte vështirësi në menaxhim edhe pse qeveria investoi 4% të PBB, prapë se prapë sistemi i kujdesit shëndetësor ishte i prekur dhe masat e izolimit ndikuan më shumë”, tha ndër të tjera profesori nga Kosova.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb