TIRANE

Një hap i ri është hedhur në fushën e bashkëpunimit që Universiteti ‘Luarasi’ ka me universitetet dhe institucionet shkencore në botë. Universiteti ‘Luarasi’ ka zhvilluar një konferencë online me një prej kompanive më prestigjioze në Izrael në fushën e Sigurisë Kombëtare, kibernetike dhe teknologjisë së informacionit dhe inovacionit Elta Systems Israel.

Bashkëpunimi i kompanisë ‘Elta System LTD’ dhe Universitetit ‘Luarasi’ konsiston në krijimin e një akademie të sigurisë kibernetike në Shqipëri, shkëmbimin e eksperiencave, trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike si dhe teknologjisë së informacionit dhe inovacionit në vend.

Drejtori i përgjithshëm i sektorit të sigurisë kibernetike, Roi Shaposhnik si dhe përgjegjësit kryesorë të ekipit të ekspertëve shkëmbyen informacionin e nevojshëm me Rektorin e Universitetit Luarasi Prof.dr Ethem Ruka dhe ekipin e tij drejtues duke rënë dakord në realizimin e një marreveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve.

Kjo Akademi do të kualifikojë dhe certifikojë studentët e Universitetit ‘Luarasi’ dhe të gjithë ekspertët e kësaj fushe duke përfshirë administratën publike, bankat, si dhe kompanitë e telefonisë celulare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb