Universiteti “Luarasi” ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me qendrën “Open Gov HUB Albania”. Sipas Edison Frangu, drejtor Ekzekutiv i “Open Gov HUB Albania” nga marrëveshja përfitojnë së pari studentët e universitetit “Luarasi” të cilët do të ndërgjegjësohen me elementët e mirëqeverisjes, transparencës dhe luftës ndaj korrupsionit përmes tryezave të rrumbullakëta dhe trajnimeve brenda dhe jashtë vendit.

Pedagogia e fakultetit të Drejtësisë pranë “Luarasit” Dr. Blerina Shkurti, thotë se qendra është pjesë e një rrjeti unik me mbi 54 organizata ku në fokus kanë parimet e qeverisjes së hapur dhe ku studentët e “Luarasit” sipas saj do të japin kontributin e tyre për luftimin e korrupsionit.

Marrëveshja synon që idetë dhe mendimet e qendrave të kërkimit pranë universitetit “Luarasi” të bëhen të aksesueshme jo vetëm nga grupet e interesit por edhe për qytetarët e thjeshtë. Qendra “Open Gov HUB Albania” do të shërbeje si kanal komunikimi për çdo ide novatore me interes kombëtar dhe jo vetëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb