Në ditët e sotme, të jesh nomad digjital është një mundësi e mirë për të shëtitur botën, por edhe të bësh një mal me para duke punuar online nga rehatia e shtëpisë pa shkuar asnjë ditë fizikisht në zyrë. Pak vende kanë qenë të hapura ndaj nomadizmit digjital siç është  Shqipëria por që pakush e di. Nomadët digjitalë janë persona që jetojnë gjithmonë në shtegtim ndërsa punojnë në distancë duke përdorur teknologjinë dhe internetin. Shqipëria është duke organizuar konferencën e saj të parë “Digital Nomad” në Tiranë. Ky event sa unik dhe i rëndësishëm për ata që duan të mësojnë më shumë rreth stilit të jetës nomad dixhital mbështetet edhe nga nga fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit në Universitetin “Luarasi”, si një universitet qe ka ne fokusin e saj digjitalizimin dhe mbështetjen për zhvillimin e vazhdueshëm të saj. Seminaret po ndiqen me interes nga studentët dhe pedagogët e fakultetit. Lista e të ftuarve në Tirana Digital Nomad Festival 2022 është vërtet e gjerë, por një nga të ftuarit më të famshëm është Dean Kuchel i ashtuquajturi “Mbreti i Nomadëve Digjitalë” Kuchel ka komunitet me mbi 35 mijë njerëz, duke udhëtuar nëpër botë që nga viti 2014. Për News 24 ai thotë së të jetosh në Tiranë si një nomad digjital është jashtëzakonisht e përballueshme. Qiratë e apartamenteve janë relativisht më të lira se në Evropën Perëndimore, ushqimi është gjithashtu i lirë, Përtej kostove të jetesës ka hapësira dhe lehtësira të shumta, ndërsa

“Unë jam i mendimit se ata duhet të vijnë këtu, nëse je nomad dixhital dhe udhëtar, Shqipëria është definitivisht një vend që duhet ta vizitoni dhe të qëndroni madje. Me besim të plotë them se nëse një nomad digjital do vinte këtu, ai do të qëndronte. Tirana është një qytet vibrant, është një qytet rinor, është hip, interneti është fantastik, është qytet i përballueshëm për të jetuar, moti është i mirë gjatë gjithë vitit, këtu ka një komunitet në rritje. Njerëzit janë super të mirë e të këndshëm, flas me ta kudo kur i takoj në rrugë”,- i  tha gazetares së News 24 Dean Kuchel, i ashtuquajturi “Mbreti” i Nomadëve Digjitalë.

Duke nisur nga bibliotekat e qytetit, klubet e leximit dhe hapësirat co-working, çdo nomad digjital dhe i ri në Tiranë ka mundësi të shumëllojshme për të punuar nga PC e tij në rehati dhe komoditet maksimal. Festivali teknologjik dedikuar të rinjve do të mbahet deri në 16 shtator në Tiranë dhe po kryesohet gjithsej nga 47 folës me prejardhje dhe fusha të ndryshme ekspertize.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: