Në rolin e liderit, universiteti “Luarasi” ka organizuar online konferencën ndërkombëtare shkencore në bashkëpunim me partnerët e saj prestigjiozë, Universitetin “FON” në Maqedoninë e Veriut, Qendrën e Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Universitetin e Zenicës në Bosnje Hercegovinë dhe Universitetin “Donja Gorica” në Malin e Zi.

Të katërt universitetet janë shpallur fitues të Thirrjes së 3-të të Fondeve të Ballkanit Perëndimor, një projekt shumë i rëndësishëm rajonal, në fushën e Shkëmbimit të Edukimit dhe Shkencës. Rektori i Luarasit profesor Et’hem Ruka, shprehet se kjo konferencë e parë në kuadër të projektit mblodhi lektorë e referues nga Ballkani Perëndimor, punimet shkencore do të përmblidhen në një botim te veçantë ndera komisioni i ngritur do të vlerësojë edhe punimin më të mirë.

Zëvendës rektorja e universitetit “Luarasi” prof.Ani Dasho duke dhënë detaje mbi temën e konferencës u shpreh se ndër objektivat kryesore është krijimi i marrëdhënieve solide mes institucioneve te arsimit te lartë në Ballkan duke ndarë eksperienca dhe duke krijuar histori suksesi.

Ndër outputet e kësaj konference do të jenë bashkëpunime shkencore ndërkombëtare me partnerët, një revistë shkencore ndërkombëtare, leksionet e hapura të organizuara në këto universitete dhe workshopet e organizuara nga zyrat e karrierës në universitetet partnere për të identifikuar dhe informuar studentët për mundësitë reale të punësimit në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Por universiteti ‘Luarasi’ nuk ndalet këtu, ambiciet janë për të krijuar bashkëpunime të tjera me institucione prestigjioze të arsimit në Europë dhe SHBA, si dhe po punon me shtetin e Izraelit për te ngritur akademinë e parë kundër luftës kibernetike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb