Universiteti Luarasi ka mirëpritur përfaqësuesit e London School of Economics (LSE) për një bashkëpunim të rëndësishëm që do të fokusohet në zhvillimin e tri programeve të reja akademike: Menaxhim, Financë dhe Data Science.

Gjatë një aktiviteti të veçantë, zv. Rektorja e Universitetit Luarasi, Anni Dasho, shprehu entuziazmin për këtë partneritet, duke theksuar se bashkëpunimi do të përgatisë studentët për të qenë liderë të së ardhmes, të aftë për të përballuar sfidat e një tregu global në zhvillim e sipër. Ajo përmendi dhe degët konkrete, ku studentët do përgatiten, për të qenë liderë të së ardhmes.

Anni Dasho, zv/Rektore e Universitetit Luarasi: Sot është një ditë e veçantë për të gjithë tek Luarasi. Me shumë krenari dhe entuziazëm shpallim bashkëpunimin tonë me një nga institucionet më prestigjoze në botë. Bashkëpunimi ynë do jetë kryesor në tre drejtime, në menaxhim, në financë dhe në Data Science. Në Bachelorin për menaxhimin, jemi pranë jush për të nxjerrë liderët e së ardhmes të biznesit, pajisur me njohuri dhe aftësi për të naviguar në një treg global tepër dinamik. Bachelori i dytë, ai në financë, vjen për të përgatitur financierë, që do zgjidhin sfidat financiare të botës. Dhe, Bachelori i tretë, ai për Data Science and Bussines Analitic, vjen për të edukuar të rinjtë me të dhënat dhe inteligjencën artificiale, që të bëhen kontribues në ekonominë e bazuar gjithmonë e më shumë në teknologjinë e informacionit.

Studentët tanë do përfitojnë nga modeli arsimor i standardeve më të larta ndërkombëtare. Bashkëpunimi do të sjellë vlera të mëdha për studentët tanë dhe për shoqërinë shqiptare. Falënderojmë London School of Economist për këtë partneritet mjaft të rëndësishëm për ne.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb