Universiteti Luarasi ka nisur regjistrimet në programet e studimit master pranë fakultetit më të ri, atij të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit.  Për herë të parë “Luarasi” do të ofrojë programe jo vetëm për ciklin e parë të sudimeve Bachelor në fushën e teknologjisë, por edhe në ciklin e dytë master. Zv/Rektorja për kërkimin shkencor pranë Kolegjit Universitar Luarasi, Anni Dasho Sharko tregon se për vitin e ri akademik 2018-2019, universiteti do të ofrojë masterin profesional për Sigurinë Kibernetike dhe Informacionin si dhe Masterin Shkencor për Teknologjinë e Informacionit dhe Inovacionit.

“Këtë vit të ri akademik, Kolegji Universitar Luarasi vjen me një Fakultet të ri, Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit. Në pjesën e programeve master, dy programet janë Master Profesional në siguri kibernetike dhe informacioni, dhe Master Shkencor në teknologji informacioni dhe inovacioni.”

Këto programe kanë si qëllim të sigurojnë një lidhje organike mes teknologjisë së informacionit dhe biznesit. Në mbarim të këtij cikli, të diplomuarit do të kenë mundësi jo vetëm të identifikojnë nevojat e biznesit por te propozojnë edhe zgjidhje mbeshtetur në këto teknologji të kohës.

“Programet master në Teknologjinë e Informacionit dhe Inovacionit, kanë si qëllim të krijojnë një urë midis teknologjisë së Informacionit dhe biznesit, pse jo dhe sistemit të qeverisë. Studentët në këtë program kanë mundësi të zhvillojnë perspektivën holistike lidhur me teknologjinë dhe bizneset si edhe kanë mundësi të mësojnë se si të identifikojnë nevojat e biznesit dhe të zhvillojnë strategji. Profili i sigurisë kibernetike dhe i sistemeve të informacionit është një përgjigje e drejtpërdrejtë për kërkesën e bizneseve dhe tregut të punës në fushën e teknologjisë së informacionit”

Të interesuarit mund të drejtohen pranë sekretarisë mësimore të Kolegjit Univeristar Luarasi për të vijuar me procesin e regjistrimit në programet master mbi fushën e teknologjisë së informacionit dhe inovacionit.

“Regjistrimet janë të hapura për të gjithë studentët e nivelit Master, deri më 6 nëntor. Janë të hapur të vijnë të konsultohen me pedagogët e fakultetit të ri të teknologjisë së informacionit për të bërë zgjedhjen e duhur”

Kjo risi në Kolegjin Universitar Luarasi dëshmon edhe një herë se ky institucion elitar i arsimit të lartë i afrohet cdo ditë e më shumë nevojave të tregut me programe studimi që sigurojnë punësim në të ardhmen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb