Universiteti “Luarasi” nisi vitin e ri akademik. Emocionet më së shumti i përjetuan studentët e vitit të pare të cilët u dhanë jetë e gjallëri auditorëve. Këtë të hënë gjithë stafi pedagogjik mirëpriti e studentët e rinj në ditën e parë të rrugëtimit të tyre akademik duke i familjarizuar me atë çka i pret.

Rektori dhe dekanët e katër fakulteteve u dhanë gjithë informacionin e duhur por nuk munguan këshillat dhe motivimi. Për profesor Et’hem Ruken, studentet janë partneret e suksesit dhe se zgjedhja që kanë bërë do i çojë një hap më pranë ëndrrave dhe pasi kanë projektuar një të ardhme të sigurt.

Maturantët të cilët kanë aplikuar në e-Albania, ende kanë një shans të regjistrohen në një degë të “Luarasit” pasi aplikimet janë hapur në raundin e tretë.

Për rektorin e “Luarasit”, ky universitet nuk ofron vetëm auditore ku mësohet, por një eksperiencë unike me profil europian që finalizohet me një diploma të vyer në tregun e punës. Shifrat flasin vetë, mbi 80% e studentëve që diplomohen tek Luarasi gjejnë një vend pune!

“Luarasi” plotëson të gjithë tablonë e asaj çka duhet vërtet të ofrojë një universitet, që mbi të gjitha, synon të mbajë lart emrin e vet dhe që i drejtohet atij segmenti të studentëve të cilët duan një arsimim elitar, e që kërkojnë të kenë vëmendje gjatë kohës së formimit të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb