Në kuadër të bashkëpunimeve të vazhdueshme me organizatat ndërkombëtare, universiteti “Luarasi” ka organizuar një aktivitet të përmasave globale me synim edukimin dhe trajnimin e studentëve.  Ky institucion elitar i arsimit të lartë, këtë herë ka përzgjedhur që të diskutojë tema të nxehta mbi diplomacinë, ekonominë dhe politikat sociale me përfaqësuesit e Këshillit Rinor të Ballkanit.  Programi 5 ditor i ka ofruar mundësinë studentëve të “Luarasi-t” që të shkëmbejnë informacione me të rinj profesionistë nga shtete të ndryshme të botës.

Ky bashkëpunim mundëson që studentët e universitetit “Luarasi” të jenë pjesë e Balkan Youth Council, të thyejnë barrierat e kufinjve dhe të krijojnë një rrjet të mirë bashkëpunimi. Aelita Mani, drejtuese e Departamentit të Administrim Biznesit pranë Fakultetit Ekonomik në Luarasi tregon se aplikimi i programeve të tilla, nxit frymën e debatit e krijon përvoja të shkëlqyera për studentët.

Luarasi 1
Luarasi 1

Vetë pjesëmarrësit nga shtete të ndryshme të botës si Tunizia, Libia, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Pakistani etj shprehen tejet të kënaqur mbi bashkëpunimin me Luarasi-n. Sipas tyre studentët e këtij universiteti, kanë aftësi të shkëlqyera analitike e kjo falë stafit akademik të mrekullueshëm

Kombinimi i praktikës me teorinë, është një nga strategjitë më të fuqishme të Luarasit. Vetë studentët e shikojnë këtë institucion si zgjedhjen perfekte për të bërë realitet ëndrrat e tyre për një të ardhme profesionale të sigurt

Në përfundim të aktivitetit 5 ditor, studentët u pajisën me certifikata, ndërkohë që Mateo Veliu, student i ekonomikut në Luarasi rrëmbeu çmimin e  Performancës.

Nëpërmjet progameve të tilla ndërkombëtare, Luarasi vazhdon të mbetet një ndër liderët e arsimit të lartë në vend, duke zgjeruar çdo ditë e më shumë rrjetin e të rinjve dhe duke parapërgatitur studentët për tregun global të punës.

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb