Universiteti “Luarasi” po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke sjellë programe të reja studimi dhe mundësi reale për t’u afruar më shumë me tregun e punës. Një ndër risitë kryesore vjen nga Fakulteti i Drejtësisë, i cili sipas Dekanit Admir Belishta, është më i miri në sistemin universitar shqiptar.

I ftuar në News24, Dekani Belishta theksoi se ky fakultet ka një strukturë akademike të pasur dhe cilësore, me një staf pedagogësh që ndërthurin eksperiencat akademike dhe praktike. Fakulteti i Drejtësisë në “Luarasi” ofron një sërë programesh studimore, duke përfshirë programin e integruar të studimeve, si dhe dy mastera shkencorë. Një ndër programet më të veçanta është ai për “Sigurinë dhe Rendin Publik”, që cilësohet si pothuajse unik në sistemin universitar në vend.

Me synimin për të krijuar juristë dhe profesionistë të përgatitur për sfidat e tregut modern, Universiteti “Luarasi” po investon në cilësinë e arsimit dhe në krijimin e mundësive reale për punësim.

Admir Belishta, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin “Luarasi”: Fakulteti i Drejtësisë është më i miri në sistemin universitar shqiptar. Ky fakultet ka një staf me ndërthurje të eksperiencave. Sot Fakulteti ofron disa programe: Programi i studimeve të integruara, ofrojmë dy programe në master shkencor, ofron master shkencor: siguria e rendi publik, që thuajse një master unik në sistemin universitar shqiptar. Ne i kushtojmë rëndësi në fakultet edhe ngritjes profesionale në drejtim të kërkimit shkencor.

Pedagogët angazhohen në fusha të ndryshme të kërkimit shkencor sipas lëndëve.  Një fakt i fundit është organizimi i një konference ndërkombëtare, ku ju bashkuan Fakultetit të Drejtësisë 16 Fakultete Drejtësie, vendase, të huaja dhe të BE-së. Ne kemi studentë që kanë mbaruar Universitetin Luarasi dhe kanë shkuar në vende të ndryshme në Europë, SHBA, Kanada, deri në Zelandën e Re. Kemi përqasje me kurrikulat e universiteteve më të mira të botës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb