Universiteti ‘Luarasi’ zhvillon Workshop-in e parë të serisë së gjashtë takimeve me përfaqësues të sektorit privat, organizata sektoriale, institucione publike arsimore dhe partnerë ndërkombëtarë, në kuadër të projektit VRinVET (VIARINVET) të mbështetur nga programi Erasmus.
“Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit të BE “VRinvet” një projekt në programin ERASMUS për ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë ku Universiteti Luarasi partner dhe Objektivi kryesor i këtij projekti është të fus teknologjinë e realitetit virtual në arsimin profesional dhe arsimin e lartë. Objektivat kryesore janë që të evidentohen se cilat janë boshllëqet në tregun e punës të cilat mund të plotësohen nga përdorimi I realitetit virtual në arsim”- tha Dale Dervishi, drejtuesi i zyrës së projekteve.
Ky aktivitet synon të forcojë bashkëpunimin mes arsimit profesional dhe tregut të punës në Shqipëri, duke identifikuar më mirë nevojat për aftësi të sektorit privat dhe duke kontribuar në zhvillimin e kurrikulave moderne, në përputhje me kërkesat e tregut dhe teknologjitë e reja si Realiteti Virtual.
“Duam që virtual reality të jetë brenda programeve tona dhe ata të cilët ne nxjerrim në tregun e punës të jenë sa më të përshtatshëm dhe sa më afër të gjithë nevojave që tregu i punës ka sepse të gjithë e ndjejmë që studentët që dalin janë teorik pjesa e praktikës sado që bëjnë në seminare prap ngelet teorik dhe i bie që tregu i punës të harxhoj resorse pafund në trajnimin e tyre kur këto resorse ne mund t’i zhvillojmë brenda përbrenda vetes tonë”- tha Anni Dasho,zv.rektore e Universitetit Luarasi.
Në fokus të workshop-it, zbulimi i boshllëqeve ekzistuese midis ofertës arsimore dhe kërkesës së tregut të punës, përfshirja aktive e punëdhënësve në përmirësimin e trajnimeve profesionale si dhe mbledhja e rekomandimeve për përditësimin e kurrikulave dhe programeve të certifikimit.
“Unë e shoh shumë të integruar tregun e Viarit sidomos në sektorin e edukimit. Sot jemi koshient që është e vështirë që studentët e mjekësisë që të kenë akses dhe të bëjnë një autopsi të gjithë mbi një trup por që e bëjnë me një trup të vjetër ndërkohë që me Viar kjo bëhet më e lehtë”- tha Ergest Nako,ekspert teknologjie.
“Thelbi dhe problemet kryesore është se s’ka njerëz dhe nuk duam Stiv Jobs. Ne duam njerëz që thjesht të bëjnë punën e tyre kemi njerëz që duan të punësohen por s’kanë ku”- tha Dario Rexhollari,ekspert teknologjie.
Projekti VRinVET përfshin partnerë nga Shqipëria, Turqia, Polonia, Greqia, Algjeria dhe Azerbajxhani dhe synon rritjen e cilësisë së arsimit profesional nëpërmjet teknologjisë dhe inovacionit.