TIRANË

Universiteti “Luarasi” vijon të zgjerojë hartën e bashkëpunimeve ndërkombëtare me universitetet rajonale si dhe të Bashkimit Europian në disa projekte të ‘Erasmus Plus’ duke përfshirë: studime në nivelin Bachelor apo Master. Strategjia e ndjekur deri tani synon rritjen e mundësive për studentët dhe pedagogët.

Ky vit i ri akademik do të ofrojë më shumë mundësi për ta, pasi universiteti “Luarasi” ka nënshkruar marrëveshjeje me një ndër universitetet më të rëndësishme në Bratisllavë, me universitetin Pan-Europian Drejtori i marrëdhënieve ndërkombëtare pranë universiteti Pan-Europian, u prit e në takim miqësor delegacionin nga drejtuesit e universitetit “Luarasi”.

Slavomir Rudenko tregon se në kuadër të programit Erasmus+, universiteti i tij mirëpret studentë të universitetit “Luarasit” që do të bëhen pjesë e programit për të studiuar një semestër ose më shumë, sipas programit të tyre të studimit. “Luarasin” e kanë zgjedhur si universitetin më të mirë privat në Shqipëri.

“Ne vijojmë të bashkëpunojmë me universitetin “Luarasi”, e dimë me fakte se “Luarasi” është universiteti më i mirë privat në Shqipëri, edhe universiteti ynë në Bratislavë është ambicioz dhe modern dhe është si “Luarasi” me reputacion të lartë në edukim, qëllimi ynë është të kemi partnerë të fortë në gjithë botën, jemi në vendin e duhur për të bashkëpunuar me “Luarasin”. Ne duam t’i japim mundësi studentëve të aplikojnë në programin e financuar nga Bashkimi Europian, ‘Erasmus Plus’, studentët shqiptarë janë të mirëpritur të studiojnë për një simestër tek ne. Kjo është mundësi për të krijuar kapacitete për studentët dhe për t’u hapur mundësi në tregun europian, është shanc i artë edhe për ata që nuk kanë shumë mundësi financiare për të studiuar në Europë, është shumë ë rendësishme për të ardhmen, për karrierën e tyre, për të krijuar kështu network-un e tyre qoftë personal, por edhe profesional”,-tha Slavomir Rudenko, drejtor i çështjeve te jashtme pranë universiteti “ Pan-Europian” në Bratislavë.

Në leksionin e hapur, studentët kanë shfaqur interes për të mësuar më shumë rreth programit Erasmus, këtë e konfirmon edhe zëvendës rektorja e “Luarasit” Ani Dasho, e cila shprehet se studentët që do të përfitojnë nga mobiliteti nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollimin në universitetet partnere mjafton të jenë të hapur ndaj eksperiencës

“Është një mundësi shumë e mirë për studentët e “Luarasit”, bashkëpunimi me këtë universitet është prej një viti, po finalizojmë për të dërguar studentët e parë gjatë muajit shtator për të tre fakultetet, është një mundësi shumë e mirë po organizojmë një leksion të hapur me studentët, për studentët tanë por edhe për lektorët e këtyre fakulteteve. Shumica e studentëve kanë ardhur për të dëgjuar nga afër leksionin e drejtuesit të universitetit, janë të interesuar të dinë si do të jetë aplikimi në kushtet edhe të Covid, vitin tjetër do kemi një dyfishim të studentëve tanë ne ketë universitet”, -tha prof.Anni Dasho, zv.rektore e universitetit “Luarasi”.

Programi ‘Erasmus’, si program shkëmbimi studentor, në fokusin e tij nuk ka vetëm aspektin mësimor, por edhe shkëmbimin e kulturave ndërmjet studentëve, i cili e formëson studentit jo vetëm profesionalisht, por ndikon edhe në personalitetin dhe karakterin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb