Në universitetin “Luarasi” studentët jo vetëm arsimohen, por gjatë studimeve të tyre marrin njohuri, këshillohen dhe orientohen mbi mundësitë që ofron tregu i punës.

Këshillimi dhe zhvillimi karrierës janë disa nga konceptet bazë mbi të cilat operon zyra e Studentit dhe e Këshillimit të Karrierë pranë universitetit.

Sipas pedagogut të drejtësisë, Lisien Damini, zyra e studentit dhe e Këshillimit të Karrierës që drejton  është ideuar si një urë lidhëse e studentit me tregun e aktual te punës. Pedagogu thekson se mbajtja të informuar periodikisht mbi mundësitë e punësimit që ofrohen, i orienton studentët e fakultetit të drejtësisë, ekonomikut, teknologjisë së informacionit dhe Inovacionit dhe Shkencave Mjekësorë për të reflektuar  mbi atë çfarë ata duan dhe rrugët që duhet të ndjekin. Njohja me studentet fillon para se ata te regjistrohen ne Luaras.

“Zyra e Studentit dhe e Këshillimit te Karrierës është njësi ndihmese akademike e ngritur pranë universitetit “Luarasi”. Ne përbërje te saj zyra ka përfaqësues nga te katërt fakultetet e “Luarasit” . Roli dhe mision i kësaj zyre është të nxis dhe te zhvilloj marrëdhëniet me studentet por edhe te promovoj pjesëmarrjen sa me aktive te studenteve ne jetën akademike të “Luarasit” u shpreh Lisien Damini, përgjegjësi i zyrës së studentit dhe këshillimit të karrierës pranë universitetit “Luarasi”.

Përveç jetës akademike “Luarasi” i kushton rëndësi të veçantë dhe aktiviteteve ekstrakurrikulare për studentet me qellim evidentimin dhe promovimin te çdo lloj forme talenti te tyre për t’i ndihmuar jo vetëm te rriten profesionalisht ne profilin qe ata kane zgjedhur te studiojnë por edhe ne funksion tyre socializimit te tyre si qytetare aktiv

“Roli i Zyrës se studentit dhe këshillimit te karrierës luan rol te rëndësishëm qe me takimet me maturantet ne të gjithë Shqipërinë deri ne mbarimin e cikleve te studimeve. Madje dhe me tej akoma interesohemi dhe për vazhdimin e karrierës se studentit duke mbajtur kontakte me ta dhe pranë institucioneve ku punojnë. Njohja me studentet tanë fillon para se ata te hyjnë ne Luaras. Ne kemi kontakte te shumta me zyrat e këshillimit te karrierës ne gjimnaze me te cilat zhvillojmë takime te vazhdueshme me maturante nga gjithë Shqipëria ku i orientojmë në zgjedhjet e tyre. Ky rrugëtim vazhdon me takimet qe bëjmë me ta ne javën e regjistrimeve ku ne dhe pedagoge te tjerë i presim ne universitetin tone dhe ndihmojmë me procedurat e regjistrimit te tyre pranë fakulteteve përkatëse. Javën e pare te shkollës ne kemi javën e orientimit ku prezantojmë studentet me ambientet e shkollës si psh sallat e leksioneve bibliotekën por gjithashtu dhe strukturat mbështetesë. Zyra e Studentit dhe e Këshillimit te Karrierës është njësi mbështëtese ne zgjedhjet e senatoreve qe zhvillon çdo grup i fakulteteve përkatëse ne Universitetin Luarasi. Ata formojnë Këshillin Studentor te Universitetit Luarasi që shërben si një strukture ku ata ngrenë zërin për shqetësimet e tyre dhe për zhvillimin e aktiviteteve te ndryshme. Jeta studentore ne “Luaras” është mjaft aktive. Zyra e studentit dhe këshillimit te karrierës ka një kalendar të ngjeshur me aktivitete nga me të ndryshmet. Ne zhvillojmë leksione te hapura me figurat nga me te njohura publike ne vendin tone, shoqërojmë studentet tanë të vizitojnë institucione te ndryshme ne baze te profileve qe ata ndjekin. Psh studentet e drejtësisë kane zhvilluar vizita studimore ne Parlamentin e Shqipërisë, ne Gjykatën Kushtetuese gjithashtu dhe pranë KLP.

Këto vizita janë për të ndërlidhur dijet teorike qe marrin ne ambientet e universitetit me praktiken. Ne gjithashtu kemi marrëveshje me institucione te ndryshme publike dhe private për sa i përket zhvillimit te praktikes dhe intershipeve të ndryshme te studenteve tanë, gjë që shërben dhe për punësimin e tyre ne te ardhmen ”,- u shpreh Lisien Damini, përgjegjësi i zyrës se studentit dhe këshillimit te karrierës pranë universitetit “Luarasi”.

Një thirrje u bëhet maturanteve te cilët sot janë në dileme për programin e studimit qe dëshirojnë të ndjekin

“Për vitin e ri akademik 2022-2023 po punojmë për një kalendar akoma me te ngjeshur me aktivitete. Do doja t’i beja thirrje te gjithë maturanteve te zgjedhin universitetin Luarasi një nga 4 fakultetet e tij, duke përfituar nga ofertat te cilat vazhdojnë ende dhe siguroj se do te marrin dije nga stafi me i mire dhe i kualifikuar akademik dhe gjithashtu do ndjehen pjese e një familjeje te madhe siç është familja Luarasi”, u shpreh Lisien Damini, përgjegjësi i zyrës së studentit dhe Këshillimit të karrierës pranë universitetit “Luarasi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb