Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se zv/kryeministrja Belinda Balluku, të cilët iu referua si “Lubi Balluku” dhe “Lubi Loti” ka “ikur nga radarët” pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

“E patë kund Lubi Ballukun, Lubi Lotin këto ditë? Iku nga radarët. E dini pse? Sepse ai Bistri kishte vendosur në sistemin e regjistrimit të zyrtarëve armiqtë e Belindës. Absolutisht po! Dhe midis të tjerësh ishin Erjoni dhe Jolka,” deklaroi Berisha gjatë një prononcimi për mediat.

Sipas ish-kryeministrit, Balluku ka luajtur një rol kyç në zhvillimet e fundit, duke vepruar në bashkëpunim me Kryeministrin Edi Rama. Ai ngriti gjithashtu dyshime mbi mënyrën se si janë siguruar të dhënat për lëvizjet e Veliajt në sistemin TIMS.

“Pra, kjo që dëgjuan sot shqiptarët, edhe njëherë u faktua se Edi Rama është mitra e vjedhjes dhe krimit në Shqipëri.
Si mundet t’i dalë zot, në një kohë kur janë gjetur 95 mijë euro, prerje 500-she, tipike trafiku.
Ta dini, Gratieri u sqaroi shqiptarëve që narkotrafikantët përdorin vetëm prerjen 500-she, sepse me këtë prerje ata reduktojnë në maksimum peshën.
1 milion euro me prerje 500-she peshon 1.2 kg. A e dëgjuat ju që ishin para të mykura?
Këto Edi Rama nuk i ka për gjë. Fajin e ka Ulsiu me Metanin që u toleron këta gjykatës dhe prokurorë.
Vetëm një padrino mund të mbajë një fjalë siç mbajti ai sot.
Dhe u thotë pse nuk merrni Filip Çakullin, se me Filipin regjistronte kundërshtarët e tij.
E patë ju kund atë Lubi Lotin këto ditë?
Është zhdukur nga radari. A e dini pse? A e dini ju që ai Bistri kishte vendosur sistemin e regjistrimit të kundërshtarëve, armiq të Belindës? Absolutisht po.
Midis të tjerësh ishte Erioni dhe Jolka. Ishin ato.
Pra, ajo është zhdukur tani.
Zhdukur nga radari.
Nuk del kurrkund. Por në mënyrë absolute çdo hap e ka marrë me Edi Ramën. Se ajo nuk e bën dot kurrë se unë e njoh psikologjinë e saj.
Ajo çdo veprim e ka kryer me Edi Ramën, pasi e regjistruan, pasi ia ndoqën… një pjesë të mirë të veprimeve e ka kryer ajo.
Kush është Nesti? Nga i gjeti Nesti Angoni të dhënat e TIMS dhe udhëtimet? Ato i gjeti vetëm Bistri, duke marrë vesh telefonat, se do shkoj këtu, se do porosis një shtrat dopio me një shtesë për fëmijët në Vjenë.
Të gjitha këto janë telefonat e përgjuar nga Bistri.
Pra kjo dosje e Erion Veliajt është e kompletuar e tëra nga qeveria.
Ne nuk kemi gisht.
Erion Veliajt iu vu koka në tepsi për të shpëtuar Olsi Ramën. Ky është kompromisi që u bë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb