TIRANË

Analisti Fatos Lubonja mendon se ish-kryeministri Sali Berisha nuk mund të sjellë pluralizmin politik pa oligarkët. Ai kujtoi në “Real Story” në News24 premtimet e tij në 2005 dhe thotë se as atëherë Berisha nuk mundi t’i godiste, por i kalëroi.

Sipas tij, Berisha e ka të vështirë dhe për këtë arsye thotë se fiton Rama.
Nga ana tjetër, ish-kandidatja për kryetare e PD Edit Harxhi tha se në PD do të ketë një elitë të re politike që do të jetë tërheqëse për elektoratin. Sipas saj, zoti Berisha edhe po të hyjë në krye të PD-së nuk do jetë vetëm, do jetë me bashkëpunëtorë.

Fatos Lubonja: Unë mendoj që në qoftë se Lulzim Basha e mban zyrën me gjykata të paragjykuara si të kapura nga qeveria, këtu kemi një ndarje shumë dramatike, ku kemi elektoratin e një partie që është populli në njërin krah dhe një grusht deputetësh që nuk kanë popullin. Sado të duan amerikanët të mbajnë Bashën dhe gjykatat e Ramës unë gjykoj që është një problem i madh demokratik. Basha duhet t’i bëjë këto hesape dhe më vjen keq që nuk kanë arritur të merren vesh. Po mirë fitoi Berisha, çfarë do ndodhë? Sigurisht Berisha ka një 20%. Kur them tre banda, ose pluralizëm oligarkik në 2005 Berisha doli dhe foli, premtoi shkatërrimi ne Klanit të Zemunit, baronëve të drogës, premtoi goditjen e të gjithë oligarkëve që ishin zhvilluar dhe në vend që ta bënte këtë e kalëroi këtë sistem. Tani Berisha nuk arrin dot sot. Sot e shoh shumë të vështirë. Foli aty, tha Basha nuk i çonte njerëzit tek Astiri, por nuk përmendi njeriun e tij. A ka fuqi Berisha sot, të na kthejë tek bandat pa oligarkët kur oligarkët i ka të gjithë Rama? A mund të ketë popullin me vete, jo 20%, por popullin. E ka të vështirë. Prandaj them unë fiton Rama. A arrin dot ai që të motivojë popullin përsëri, që t’i vërë ruspat oligarkëve. Unë kërkoj shpëtimin e Shqipërisë nga ky sistem. Ku e kam opozitën. Unë them që do shpëtojë vetëm kur ta trashë zullumin aq shumë se sa nga Berisha.

Edit Harxhi: Zullumi është trashur kaq shumë sa nuk ka ku të shkojë më tepër. Nuk mendoj që pavarësisht fitores, Rama është në ditët e tij më të mira. Do ishte në ditët më të mira nëse do kishte një opozitë të fortë. Unë mendoj që nuk do jetë detyra e zotit Berisha të propagandojë tezat e reja, por elita e re në PD do jetë tërheqëse për elektoratin.

Fatos Lubonja: Po kjo elita do ketë kurajë të flasë dhe kundër amerikanëve. Unë jam kundër amerikanëve sepse shkatërruan opozitën. Por ju nuk keni pasur këllqe të dilni dhe t’i thoni ambasadores merruni me korrupsionin e Ramës.

Edit Harxhi: Ka pasur shumë nga ata që e kanë bërë. Një pjesë e madhe kanë dalë dhe në takime ku janë ftuar. Ne po shkojmë drejt një krijimi, do ketë një elitë të re politike në parti e cila do jetë në krye të opozitës së re.

Shpëtim Nazarko: Kush do ta krijojë këtë Berisha? Apo ju prisni që Berisha t’ju hapë rrugën.
Edit Harxhi: Do ta krijojmë ne të gjithë bashkë me zotin Berisha. Ne po flasim a do ta marrë Sali Berisha partinë. Unë shoh që këtë radhë zoti Berisha edhe po të hyjë në krye të PD-së nuk do jetë vetëm, do jetë me bashkëpunëtorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb