Analisti Fatos Lubonja komentoi zhvillimet e fundit mbi Reformën Zgjedhore, në rubrikën “Opinion”, në News24.

Mes të tjerash, Lubonja tha se nëse përfaqësuesit e Partisë Demokratike firmosin dokumentin dhe nuk fitojnë zgjedhjet, ata duhet të largohen përfundimisht nga partia, bashkë me kryetarin Lulzim Basha.

Më tej, analisti shtoi se zgjedhjet do të kontrollohen sërish nga Edi Rama, pasi asnjë prokuror nuk guxon të dalë kundër qeverisë.

“Për mua kjo Reformë Zgjedhore është që të vërë të vetët. Ku do të gjejë ky të pavarur. E patë si u shkatërrua teatri në mënyrë aq kriminale dhe SPAK nuk bëri asgjë. Si do të gjejmë di prokurorë të pavarur që të guxojnë t’i dalin qeverisë kundër. Ne i kemi parë ata në regjistrimet e Dibrës, se si jepnin urdhra. Këtu është shumë problem t’i marrësh njerëz nga administrata, se janë të shantazhueshëm. Mendoj se PD me këtë firmosje, po firmosi këtë, ata tre që do të jenë të Edi Ramës, plus një nga PD, vendosin ata 3, nuk janë të pavarurv. Me këtë firmoset rezultati në letër. Këta të PD, bashkë me Lulzim Bashën, duhet të zhduken më nga partia, nëse i firmosin dhe humbasin zgjedhjet. Le të krijohet një gjë e re, por këta duhet të zhduken. Ky popull nuk mundet të jetë llastik në këtë mënyrë, që ta përdorin këta si të duan. Teatri ishte vërtet një vijë e kuqe”, tha Lubonja.

E kemi të qartë ne cila është agjenda e SHBA-BE?
Nuk mund të flasë për agjendë të Brukselit dhe Uashingtonit. Dëgjova intervistën e Thaçit dhe tha disa herë ‘me angazhimin Amerikan’. Nuk tha për angazhim të BE. ka një agjendë amerikane, që do të realizojë qëllimet e veta, në mënyrë të shpejtë dhe për interesa amerikane. Që përputhen më shumë me interesat shqiptare apo serbe, këtë duhet ta sqarojmë.

Agjenda amerikane ka qenë në përputhje me interesat shqiptare, pse duhet të dyshojmë këtë herë?
Kanë qenë në përputhje, pse armët kimike që donin të sillnin? Nuk ka pas një agjendë amerikane për Shqipërinë. Shqipëria u krijua nga interesat e vendeve të tjera për të dominuar Adriatikun.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb