Analisti Fatos Lubonja deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha po i bën një shërbim opozitarizmit.

Gjatë fjalës së tij në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’, analisti tha se PD duhet të kërkonte një rrymë radikale, sepse s’ka ngjallur dot besimin.

“Ajo që kam dëshiruar unë herët kur humbi PD, pas 2013-ës ka qenë një transformim me daljen e Berishës, dhe lindjen e një rryme tjetër që fiton me në krye Bashën apo grupin e të rinjve. Ata duhet të bënin revolucionin e tyre në atë parti dhe të godisnin të kaluarën dhe me këtë mund të krijonin besim. Erdhën disa të rinj, por nuk e hodhën brezin e vjetër. Unë herët kam menduar se do të dilte një alternative tjetër dhe me idenë; më mirë 3 banda se sa një bandë. Të njëjtën njerëz thonë; ‘se ne humbëm me atë dhe do të kthehemi te fryma tjetër. Do rrimë në parlament të urtë, do bashkëpunojmë me Ramën’. Jemi kundër akteve radikale dhe sikur fajësojnë Berishën që e kishte ushqyer atë frymën tjetër. Edhe zgjedhjet e 25 prillit provuan se ishte e drejtë ajo rryma radikale e PD, paçka që se donin SHBA-të. PD duhet të kërkonte një rrymë radikale, sepse s’ka ngjallur dot besimin.

Kur erdhi puna kur kuksianët hoqën me dhunë atë tra, PD gati i sabotoi. Në vend që PD të zgjidh këtë problem, që është i vështirë, kërkojnë që të na shesin idenë se kemi amerikanët me vete. Berisha po i bën një shërbim opozitarizmit dhe s’po i heq as dhëmbin e fundit. Opozita është dorëzuar, por nuk mjafton vetëm Berisha për këtë rrugë, por boll që të jetë shumica e njerëzve. Kjo bëhet me një front të gjerë dhe jo me një deklarim të Berishë si kryeministër. Këta duan që të rrinë urtë e butë në parlament.”, -tha Lubonja.

Duma: Nesër dot të kishte zoti Berisha diçka për sistemin, zgjedhjet e brendshme, do e thoshte fill pas zgjedhjeve. Nëse do të flasësh për ndryshim demokratik, mundësia ka qenë aty. Kur sistemi ka radhën e ndryshimit, dhe nuk flet, do të thotë se s’ke shqetësim. S’do të doja të isha në këto situata. S’kanë qenë demokratët që kanë vendosur për Lulzim Bashën dhe Berishën. Nuk është çështje e demokracisë së brendshme. Nëse Berisha thotë; ‘do jem kryetari, kryeministri’, s’ka më ndryshim statuti. Këtu po bëhet fjalë për ndryshimin Basha-Berisha. Bëhen foltoren dhe unë e di se ça do të thotë të mbledhësh firma. Se janë kartat e identitetit. Kush ka fuqi t’i thotë dikujt; ‘firmos apo jo’. Tani jemi te situata që nëse janë 1100 firmave të delegatëve. Që ka Berisha ndjekës dhe anëtar parti, kjo është e natyrshme. Një sallë me 500-600 veta nuk përcakton ata 70 mijë anëtarë të PD. Ashtu siç nuk besoj DASH-it Rama se çka të bëjë, s’mund ta thotë dhe Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb